Gjykata në Prishtinë anulon vendimin e qeverisë për shpronësimin e trojeve në veri të Kosovës

javna_rasprava_o_eksproprijaciji_zemljsta_i_leposavicu_5
Burim: Kosovo Online

Gjykata themelore në Prishtinë, sektori për çështjet drejtuese, ka marrë vendimin në të cilën anulohet vendimi paraprak i qeverisë së Kosovës majin e vitit të kaluar, rreth shpronësimit të trojeve në komunat e Lleposaviqit dhe Zubin Potokut dhe e kthen atë sërish për rishqyrtim si vendim, thuhet në vendimin që ka siguruar Kosovo onlajn.
Në këtë mënyrë vendimi i marrë më 18 dhjetor pikërisht konfirmon se këto shpronësime kanë qenë ilegale dhe në kundërshtim me ligjin, ndërsa bazat e ndërtuara në këto hapësira nuk kanë bazë ligjore, siç e kanë theksuar muaj të tëra pronarët dhe opinioni në veri të Kosovës.

Pra, Gjykata në Prishtinë, duke vepruar sipas padisë së Milan J. dhe Jordan J., të cilët i janë drejtuar kësaj gjykate më 21 qershor kundër qeverisë në Prishtinë, me kërkesë që të anulohet vendimi 09/142 për shpronësim i marrë më 10 maj 2023, në të cilën kanë deklaruar se një pjesë e tokës së tyre në vendbanimin Gazivodë (zona kadastrale Veli Breg) në komunën e Zubin Potokut, është përfshirë në vendimin për shpronësim të kundërligjshëm.

Qeveria në Prishtinë më 10 maj 2023, retroaktivisht mori vendim për shpronësimin e tokës së sërbëve vendas me të cilin në fakt dëshironte të arsyetonte bazat tashmë të ndërtuara ilegale të policisë në veri të Kosovës.

“Shpronësimi për interes publik i pronës së paluajtshme që është i nevojshëm për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik, në zonat kadastrale të Bistricës, Bistrica e Shalës, Drenit, Lleshakut, Koshutovës në komunën e Lleposaviqit dhe në zonat kadastrale të Bërnjakut, Zubin Potokut, Veli Bregut, Banjë dhe Jasenovikun e Sipërm në komunën e Zubin Potokut sipas tabelave të përshkruara në evidencën përkatëse kadastrale...”, thuhet në vendimin e Qeverisë në Prishtinë ku u kontestua sot.

Gjykata çmoi të gjitha argumentet e paditësit se vendimi paraprak është i pabazuar, se është në kundërshtim me Ligjin kosovar rreth shpronësimeve dhe se në vendimin e kontestuar nuk ka spegim se përse është duke u shpronësuar toka dhe se bazat kanë qenë të ndërtuara në troje private dhe nisën para fillimit të procedurës së shpronësimit, si dhe se vendimi i lartpërmendur i Prishtinës që ka shkelur parimet e mbrojtjes së të drejtave pronësore.

“Anulohet vendimi paraprak i Qeverisë së paditur të Republikës së Kosovës nr. 09/142 i datës 10 maj 2023, ndërsa lënda i kthehet palës së paditur për rishqyrtimin e vendimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjykata thekson se “Qeveria e Republikës së Kosovës nuk arriti që paraprakisht vendimin t’a arsyetonte në arritjen e qëllimit publik në rastin e miratimit shpronësor të pronës së paluajtshme për interes publik”, dhe më pas shton se “i pandehuri (Qeveria e Kosovës) nuk ka ofruar prova se ka mbajtur dëgjesë publike në komunën e Zubinit Potokut ku ndodhen pronat e paditësve”.

Gjykata vendosi se “i pandehuri nuk ka speguar dhe argumentuar qartë se përse në këtë rast është i nevojshëm shpronësimi i pasurisë së paluajtshme të paditësit, nuk ka sqaruar faktet për të zotët e pronave për të cilët është dhënë vendim paraprak për shpronësim, se për çfarë saktësisht do të bëhet shpronësimi dhe si do të realizohet qëllimi publik ligjor në rastin e shpronësimit”.

Gjithashtu, gjykata çmon se është vërtetuar e drejta e pronës e cila mbrohet me Protokollin 1 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, por edhe me aktin më të lartë juridik të Kosovës.