Lista Sërbe: Vijon persekutimi i sërbëve mbi baza etnike e politike, kërkojmë lirimin e të gjithë arrestuarve

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe deklaron se pas arrestimit të M.D. nga Babin Mosti po vijon persekuptimi i sërbëve mbi baza politike e etnike pas zhvillimit të protestës demokratike ndaj represionit të regjimit në Prishtinë dhe kërkoi lirimin e të gjithë të arrestuarve.

"Sipas urdhërave të Kurtit dhe kundër garancive që dhanë përfaqësuesit ndërkombëtarë të SHBA dhe BE, sot njësitë parapolicore si pasojë e përfshirjes në protestën politike të M.D. nga Babin Mosti që jeton në Mitrovicën e Kosovës, e arrestuan atë” bën të ditur Lista Sërbe.

Prej kësaj të fundit bëhet e ditur se me këtë rast vijon persekutimi i sërbëve mbi baza politike e etnike pasi zhvilluan protestë demokratike ndaj represionit të rregjimit në Prishtinë.

Kujtohet se me të njëjta baza disa sërbë janë ndëshkuar ndërsa të tjerët vijojnë të jenë të paraburgosur pa asnjë lloj faji ndërsa familjet e tyre vuajnë prej muajsh si pasojë e padrejtësisë së rregjimit të Kurtit.

“Kërkojmë lirimin e të gjithë të arrestuarve dhe ndaljen e menjëhershme të persekutimit politik që ka për qëllim frikësimin dhe persekutimin e popullit sërb” konkludohet prej Listës Sërbe.