Vuçiq: Shqetësues kërcënimi i Prishtinës rreth ndalimit të transaksioneve të pagave

Aleksandar Vučić Davos 2024
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Davos në Samitin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, theksoi se është i shqetësuar për kërcënimet nga Prishtina, pasi është njoftuar se janë të gatshëm të shqyrtojnë heqjen e transaksioneve të pagave dhe ndalimin e përdorimit të dinarit.

“Kur po na presin takime nga më të rëndësishmet, presim dhe gjithçka prej kërcënimeve të Prishtinës karshi popullsisë sërbe. Puna ime është të kujdesem për popullsinë sërbe dhe paqen rajonale. Kemi marrë njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të shqyrtojnë heqjen e transaksioneve të pagave me Sërbinë qëndrore, të ndalin përdorimin e dinarit dhe të bastisin Bankën e Kursimeve Postare në Kosovë. Kjo ne jo vetëm që na shqetëson, por edhe vendos në pikëpyetje të gjitha proceset e normalizimit dhe dialogut”, tha Vuçiq në deklaratën për gazetarët.

Ai ka theksuar se kjo do të jetë tema kryesore e bisedës së sotme me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Xhejms O'Brajan.

Ai shtoi se tema do të jetë kush dhe përse po armatoset, çfarë është bërë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë jo.

“Është shumë e rëndësishme që me SHBA të arrijmë nivelin më të lartë të mirëkuptimit” ka theksuar presidenti i Sërbisë.

Vuçiq vuri në dukje se në fjalën e tij, këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA Xhejk Sallivan si njeri që udhëheq sigurinë, por edhe çdo politikë tjetër strategjike të Amerikës, vendosi fokusin në katër tema, nga të cilat publikisht mund të shikohen prioritetet e politikës së jashtme amerikane.

“Keto tema janë marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës, ndonëse ai nuk i rregulloi kështu, ndoshta ishte më e rëndësishmja, konflikti në Ukrainë, konflikti në Gaza dhe Detin e Kuq me jemenasit Huti, por dhe Korenë e Veriut dhe Iranin. Kush dëgjon me vëmendje, mund të shikojë se çka janë dhe çfarë është për të pritur të jenë prioritetet e politikës amerikane në periudhën e ardhshme” tha Vuçiq.

Bie në sy, thotë ai, se BE dhe SHBA do të homogjenizohen më fort dhe nga këndvështrimi i tyre-do të forconin kundërshtitë dhe nga ndonjë këndvështrim tjetër-të ndërtonin rendin e tyre. “Ka patur dhe fjali të tjera të rëndësishme, se si në botën shumëpolare multilaterale do të forcohet në një mënyrë apo tjetër, kështu që mos t’i përshtatet palës tjetër. Me vendosjen e të drejtës ku disa vende e humbën në vitin 1945... Ndonëse Sallivan përmendi hyrjen e Bashkimi Afrikan në G20, është e qartë se nuk mendonte kështu, por për disa gjëra të tjera” tha presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit shtoi se nesër vjen ditë e vështirë, me shumë biseda, si dhe takime rreth Ballkanit Perëndimor, por edhe për situatën në Europë dhe botë.

“Detyra jonë është të ruajmë paqen, të përgatitemi për diçka të madhe, ndërsa do t’u prezantojmë qytetarëve periudhën në të cilën jetojmë-objektivisht më të rëndën.

"Nuk mund të them se për ne egoja më e vështirë ishte në kohën e agresionit të NATO kundër Sërbisë, por kohët janë më komplekse, komplekse dhe politikisht gjithëpërfshirëse. Për të shmangur gjithçka me sukses ndërsa vendi avancon përpara, kemi plan zhvillimi”, tha Vuçiq.

Pyetjes nëse të gjitha plan-projektet mund të ndalen për çështjen e Kosovës, çka për qytetarët do të thotë për njoftimet nga Prishtina dhe nëse bomba e djeshme që shpërtheu në veri të Mitrovicës së Veriut është paralajmërim për sërbët se do të përfundojnë si Oliver Ivanoviq, Vuçiq tha se është ende duke u hulumtuar natyra e sulmit.

“Ne ende po hulumtojmë dhe nuk do të doja të nxjerr konkluzione se çfarë ka ndodhur, nëse ka lidhje me sulme etnike ndaj pjesëtarëve të popullit sërb. Ne afat shumë të shkurtër do të mësojmë natyrën e sulmit. Nuk kemi pushtet efikas në Kosovë që të mund të zbulojmë shpejt autorët” ka sqaruar presidenti i Sërbisë.

Ky i fundit tha se është e turpshme që egzistojnë njerëz që duan të thonë se sërbët hedhin bomba ndaj sërbëve dhe shtoi se ata e bëjnë këtë se dikush i paguan që t’a thonë këtë.

"Këtë e thonë njerëz që përherë e gjejnë fajtorin në shtetin e vet” kritikoi ai.

Vuçiq paralajmëroi se do të ketë akoma më shumë vendime të vështira dhe për gjithçka do të bisedojë me O’Brajanin dhe shumë të tjerë.

I pyetur nëse kjo do të mund të ketë efekte në lidhje me kërcënimet e reja nga Prishtina pasi Albin Kurti asgjë nuk bën i vetëm, tha se shpreson dhe dëshiron të besojë që amerikanët nuk qëndrojnë pas kësaj çka planifikon Prishtina.

"A mendova se Kurti ishte shumë i pavarur në një moment dhe a isha i gabuar në mendimin tim, patjetër, pasi kjo e tregon mbështetja të cilën ka marrë prej Berlinit, por dhe raketat ‘Xhavelin’ nga Amerika. Dëshiroj dhe shpresoj që për këtë gjë të tillë, mos të ketë mbështetjen e amerikanëve” përmbylli Vuçiq.