Vuçiq me Lajçakun: Prishtina vë në pikëpyetje gjithçka që është arritur në procesin e normalizimit të marrëdhënieve

Vučić i Lajčak
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka biseduar me ndërmjetësuesin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak dhe se me atë rast ka përsëritur se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme, por edhe se ai paralajmëroi se lëvizjet e Prishtinës po vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Një bisedë e hapur me Mirosllav Lajçakun gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe në baza ditore, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit. E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se lëvizjet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, ka deklaruar presidenti i Serbisë në llogarinë në Instagram “buducnostsrbijeav”.