Llajçak: Në takimin e radhës për çeljen e urës, imponimi i vendimit nuk çon drejt normalizimit
Burim: Kosovo Online
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun mes Sërbisë dhe Kosovës, Mirosllav Llajçak, tha mbrëmjen e sotme se imponimi i vendimit për hapjen e urës mbi Ibër kundër vullnetit të qytetarëve, nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe se kjo çështje do të diskutohet në takimin e ardhshëm në Bruksel.
Llajçak në rrjetin social “X” ka shkruar se BE ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës në Mitrovicë duhet të diskutohet në dialogun e udhëhequr nga BE.
“Akuzat se BE është kundër hapjes së urës apo se ka ndryshuar qëndrim janë mashtrime”, tha Llajçak.
Ky i fundit theksoi se imponimi i vendimit kundër vullnetit të qytetarëve të cilët janë prekur me këtë vendim, nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve.
"Qeverisja e mirë e kupton ndjeshmërinë e pakicës. Si të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës, do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel" shtoi Llajçak.
0 komentet