Llajçak: Nuk u takova me kryebashkiakët e rinj, zgjedhjet në veri nuk sjellin zgjidhje afatgjatë

Miroslav Lajčak
Burim: Kosovo Online

I dërguari special i BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak konfirmon se në fund të vizitës së sotme në Kosovë, nuk është takuar me kryebashkiakët e rinj të katër komunave në veri.

Ditë më parë është spekuluar se BE u ka dërguar kërkesë që kryebashkiakët e rinj në katër komuna të cilët u zgjodhën në zgjedhjet vendore të mbajtura më 23 prill në të cilat morën pjesë 3.4% e qytetarëve prej të cilëve vetëm 13 sërbë, të mos marrin funksionet e tyre, shtrohet pyetja nëse Llajçak në këtë mënyrë e konfirmoi këtë qëndrim. 

Pyetjes së gazetarit në fund të vizitës së tij në Kosovë se nëse është e saktë se sot në emër të BE u ndërmorr propozimi për Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe nëse është takuar me kryebashkiakët e rinj, Llajçak ka thënë si për të parën dhe për të dytën se nuk ka asgjë të saktë. 

Kur bie fjala për kryebashkiakët e zgjedhur, Llajçak thotë se qëndrimi i BE është “se zgjedhjet ishin legale, por rezultati nuk ofron zgjidhje të qëndrueshme politike".

"As e para dhe as e dyta nuk është e saktë, çka i përket procesit, qëndrimin e BE e dini, procesi është legal, por nuk përfaqëson zgjidhje të qëndrueshme politike për situatën dhe kjo duhet të nënshkruhet përmes një marrëveshjeje politike” ka thënë Llajçak.

Kur vjen fjala për propozimin e BKS, Llajçak thotë se do të ishte naive të pritej se egzistojnë qëndrime të njëjta nga të dy palët qysh prej fillimit. 

"Tani duhet të ulemi dhe të përafrojmë qëndrimet si nga njëra palë dhe nga pala tjetër dhe platforma e përbashkët duhet të jetë në marëveshjet e kaluara dhe modelit europian. Aty ku egziston dëshira, egziston edhe rruga" nënvizoi ai.

Siç theksoi ai, për të është fort e rëndësishme që të shpenzohet koha në veri të Kosovës dhe të bisedohet me njerëzit sesi të përfitohet përshtypje autentike rreth situatës, cilat janë problemet dhe çfarë mund të pritet. 

"Siç e kam thënë edhe më herët, ose kemi normalizim, ose konfrontim. Për mua përgjigja është e qartë-na duhet të fokusohemi 100% tek normalizimi dhe mos të lejojmë të shkohet drejt konfrontimit. Kjo është arsyeja ku takimet që kam pasur, kanë qenë të dobishme dhe të rëndësishme" ka thënë Llajçak dhe shtoi se po largohet nga Kosova me informacione të reja, përshtypje të reja dhe se do të vazhdojë t’a diskutojë nesër në Beograd dhe të hënën në Bruksel.

Ai në kuadër të vizitës gjithëditore, ka biseduar me përfaqësues politikë të shqiptarëve në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Jugut, e më pas edhe në Mitrovicën e Veriut me përfaqësuesit e sërbëve.

Llajçak më herët sot në Mitrovicën e Veriut, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit se cilat janë pritshmëritë prej kryebashkiakëve të rinj të veriut të Kosovës, ai tha se pret vetëm që të gjendet një zgjidhje që nuk do të çojë në përshkallëzim të situatës.

Siç ai sqaroi, kjo do të thotë se pret që përfaqësuesit politik që kanë autoritet, të bisedojnë me BE sesi do të zgjidhet kjo çështje.

Ndërmjetësuesi europian pas bisedimeve me Kurtin, ka zhvilluar bisedime edhe me kryebashkiakun e Mitrovicës së Jugut Bedri Hamzain e më pas me këmbë ka kaluar urën e Ibrit duke shkuar në Mitrovicën e Veriut ku është takuar me përfaqësues të Listës Sërbe. Nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq, ka thënë se në takim e ka njohur Llajçakun me problemet dhe represionin ndaj sërbëve të ndërmarrë prej Albin Kurtit. 

Gjatë vizitës në veri të Kosovës, Llajçak ka theksuar se qëndrimi i BE, është se dialogu është platforma e duhur për zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe shtoi se BE mbështet vetëm ato zgjidhje për të cilat pajtohen të dyja palët, përfshirë edhe çështjen e hapjes së urës në Ibër.

Llajçak sot ka biseduar edhe me kryetarin e Iniciativës Qytetare "Egzistenca Sërbe", Aleksandar Arsenijeviq, ku merrte pjesë edhe Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Sërbëve të Kosovës