Lajçak për kryetarët e komunave në veri: Pres një zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, theksoi se BE-ja avokon që gjithçka që ndikon në jetën e të dy komuniteteve në Kosovë duhet të dakordohet dhe zgjidhet në dialog dhe se nuk duhet të ketë lëvizje të njëanshme që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër.
Në Mitrovicën e Veriut, i pyetur nëse kishte biseduar me dikë për tërheqjen e njësive speciale nga veriu dhe shpronësimin e tokës, Lajçaku tha se qëllimi i qëndrimit të tij në veri ishte të merrte informacione nga njerëzit që jetojnë atje dhe si e shohin ata situatën.
“Ne biseduam për gjithçka që është pjesë e jetës dhe problemeve dhe kam dëgjuar shumë çështje që paraqesin problem”, tha Lajçak dhe shtoi se për këtë ka folur sot në mëngjes dhe se këto pyetje do të vazhdojnë të diskutohen të hënën, më 15 maj.
“Dialogu është platforma e duhur për zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve”, shtoi ai.
I pyetur nga gazetarët për t'iu treguar serbëve në Kosovë në serbisht se cili është qëndrimi i BE-së për shkarkimin e Ekipit Menaxhues të BKS-së, lidhur me hapjen e urës në Ibër dhe shpronësimin e tokës, Lajçak tha se BE-ja tashmë është shprehur për të gjitha këto çështje.
“Mund të përsëris se ne avokojmë që gjithçka që ndikon në jetën e të dy komuniteteve duhet të bihet dakord në dialog, që të mos ketë lëvizje të njëanshme që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër. Dialogu ka potencialin e tij, duhet ta përdorim tani, ne kemi planin, procesin e normalizimit dhe kjo duhet të jetë prioritet për të gjithë”, tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë pritshmërish ka nga kryetarët e rinj në veri të Kosovës, Lajçak thotë se pret që të gjendet një zgjidhje që nuk do të çojë në përshkallëzim të situatës, që siç shpjegon ai, do të thotë se përfaqësuesit politikë që kanë autoritet po flasin me BE-në se si do të trajtohet kjo çështje.
komentet