Lluçiq: Vazhdon presioni i vazhdueshëm i administratës së Kurtit ndaj kompanive tona dhe popullit sërb, por do të fitojmë në gjykatë

Vladimir Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i përgjithshëm i Telekom Sërbia Vlladimir Lluçiq vlerëson se vendimi i Drejtorisë së Mbrojtjes së Konkurencës së Kosovës në të cilën kompania MTS u gjobit me 1, 5 milionë euro, është vazhdim i fushatës së vazhdueshme të administratës së Albin Kurtit ndaj kësaj kompanie.

“Fatkeqësisht presioni i vazhdueshëm i administratës së Kurtit ndaj kompanisë sonë po vazhdon. Kulmoi në gusht të këtij viti kur provuan të na mbyllnin, por nuk i’a dolën dot. Tashmë po vazhdojnë me planin B që është kufizimi i MTS në shtrirjen e mëtejshme në territorin e K&M”, ka thënë Lluçiq për Kosovo onlajn.

Ky i fundit kujton se personi përgjegjës për mbrojtjen e konkurrencës edhe në gusht shpalli këtë rezultat dhe se do të dënonte MTS pasi pretendohej se kishte shkelur ligjin gjatë blerjes së operatorëve kabllorë, duke u sjellë sikur të ishte përfaqësues i "Agjencisë për Ndalimin e Konkurrencës".

“Sërish do të doja t’a përsërisja se nuk kanë të drejtë dhe se kompania respekton Marrëveshjen e Brukselit dhe se në kohën kur ne i kemi akredituar këta katër operatorë ka qenë në fuqi ligji për blerjen e operatorëve kabllorë, i cili ka përcaktuar se nëse blen kompani të një nivel të caktuar të të ardhurave vjetore, nuk duhet të raportoni në Agjencinë për Mbrojtjen e Konkurrencës”, tha Lluçiq.

Ky i fundit tha se ky ligj ndërkohë ka ndryshuar.

“Ata e ndryshuan ligjin dhe unë pretendoj se e bërën për të na ngadalësuar sepse e panë strategjinë tonë të zgjerimit dhe e panë që, duke qenë se jemi i vetmi operator serioz në territorin e Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojmë të zgjerohemi dhe aty kështu që në ligjin e ri i kanë fshirë ato fraza” tha Lluçiq dhe shtoi se ata tani përmes gjobës tentojnë të detyrojnë MTS që sërish të aplikojë dhe se qëllimi është që prapë të refuzohen.

“Shikojmë që po n’a refuzojnë për një vendim që morëm javën e kaluar, ku na refuzuan për një operator mjaft të vogël kabllor në Graçanicë, i cili ka më pak se 1000 përdorues, një nga të paktët që nuk e kemi blerë, me spegim ligjor të pabazuar”, thotë Lluçiq dhe shton se qëllimi thelbësor është parandalimi i përhapjes së MTS, por tek kjo nuk do të kenë sukses. “Qëllimi i tyre është parandalimi i përhapjes së MTS megjithatë mund të them se kësaj here do të humbasin pasi është evidente se kësaj here nuk i respektojnë as ligjet që vetë i kanë krijuar” tha Lluçiq dhe tha se egziston afati 30 ditor për ankimim në Gjykatën Ekonomike.

“Kjo nuk e vonon egzekutimin e kompensimit monetar, megjithatë kur t’a ankimojmë do t’i kërkojmë rregullatorit shtyrjen e pagesës dhe nuk besoj se do t’a pranojnë ankesën tonë, por jam absolutisht i sigurt se këtë do t’a fitojmë në gjykatë dhe nëse na ngarkojnë më vonë, do t’a kthejmë me kamatë”, ka theksuar Lluçiq.

Ky i fundit tha se shuma e kontestuar me të cilën është gjobitur MTS është pasi shuma e gjobës prej 1.5 milionë euro nuk është llogaritur saktë në raport me fitimet e kompanisë.

Lluçiq tha se sulmet ndaj MTS si rregull planifikohen dhe kryhen para festave dhe kujtoi se e njëjta gjë ka ndodhur edhe më 4 gusht të këtij viti, duke pasur parasysh se administrata amerikane dhe ajo brukselase ishin me pushime.

“Herën e fundit ka qenë në gusht, tani para festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ajo çka është mire, është se u tërhoqën nga sulmi më drastik, e kjo ishte të na përjashtonin. Pra, tani është evidente se është e pamundur çfarëdolloj përpjekje e MTS dhe mendoj se aty u mbrojtëm mirë. Tani vjen kjo fazë në K&M për të luftuar që të mund të zgjerohemi” tha Lluçiq dhe shtoi se paralelisht me zhvillimin e televizionit kabllor, MTS po punon për marrjen e licencës për operatorin e tretë mobil në Kosovë.

“Jam plotësisht i bindur se rezultati i kësaj lufte do të jetë para së gjithash anulimi i këtij vendimi para Gjykatës Ekonomike dhe se më në fund do të marrim sinjal pozitiv për licencën e tretë”, tha Lluçiq.