Lluçiq: Telekomi do të jetë lider edhe në Kosovë, lufta për mbijetesë përfundoi me fitore

Vladimir Lučić
Burim: Print Screen/YouTube - Happy TV

Prishtina nuk shpall tender për operator të tretë mobil sepse e dinë që për cilësinë tonë me siguri do të fitonim, por kam besim se do të triumfojmë edhe në atë gysmëlojë të dytë, tha për RTS direktori I përgjitshëm i Telekomit, Vlladimir Lluçiq.

Lluçiq tregon se beteja për mbijetesën e Telekomit Serbia në Kosovë ka përfunduar me fitore dhe shton se tani vijon beteja për zgjerimin e kompanisë serbe në gjithë territorin e Kosovës, për t'u bërë lider atje si në të gjithë rajonin.

Autoritetet e Prishtinës kanë pranuar dje ankesën e kompanisë “Telekom Serbia” kundër vendimit të agjencisë për regjistrimin atje për ndalimin e filialit “MTS d.o.o” në Kosovë.

Vendimi fillestar është marrë më 4 gusht me shpjegimin e çuditshëm se një anëtar i menaxhmentit të MTS-së ka përdorur dikur një pasaportë në të cilën ishte shkruar "Mitrovica, Republika e Serbisë" si vendlindja e tij.

Telekomi reagoi urgjentisht, u bë një ankesë si mjet juridik dhe nisi një iniciativë e madhe diplomatike, kështu që Vlladimir Lluçiq personalisht shkoi në Prishtinë për bisedime me përfaqësuesit e ambasadave më me ndikim.

“Rezultati i gjithçkaje është se komisioni i shkallës së dytë ka marrë një vendim me qëndrimin se duhet të respektohet Marrëveshja e Brukselit, sipas së cilës MTS jonë ekziston në Kosovë dhe Metohi. Ne kemi zgjidhur me sukses pjesën më të vështirë të punës. Kompania vazhdon të operojë dhe 30,000 familjet serbe që përdorin shërbimet tona nuk do të mbeten pa internet dhe kanale televizive lokale”, deklaroi Lluçiq.

Lufta për mbijetesë përfundoi me triumfin e Telekomit, dhe administrata e Kurtit tani do të fokusohet në sfidimin e blerjeve të kompanive të vogla dhe ende në mos shpalljen e tenderit për operatorin e tretë celular, për të parandaluar zgjerimin e kompanisë serbe.

“Kemi nisur një iniciativë të fortë që Prishtina të përmbushë edhe një obligim nga Marrëveshja e Brukselit dhe në fund të shpallet tender për një operator të tretë celular, gjë që nuk e kanë bërë për dhjetë vjet. Dhe nuk bëjnë tender sepse e dinë që ne me cilësinë tonë me siguri do të fitonim. Marrja e asaj licence do të na mundësonte që të punojmë pa probleme në të gjithë territorin e Kosovës dhe Metohisë, si dhe të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve edhe në vendbanimet serbe”, ka shpjeguar Lluçiq.

Siç shtoi ai, pasi të zgjidhet çështja e blerjeve të operatorëve të vegjël, të cilën edhe administrata Kurti po përpiqet ta sfidojë në mënyrë të paligjshme, do të krijojë bazën për hapin e ardhshëm.

Jam i sigurt se do të fitojmë edhe në gjysmëlojën e dytë dhe se do të zgjidhet çështja e zgjerimit tonë në mbarë Kosovën dhe Metohinë. Telekom Serbia do të jetë lider në Kosovë dhe Metohi, ashtu siç është në të gjithë rajonin”, ka përfunduar Vlladimir Lluçiq.

Në fillim të kësaj jave Lluçiq ka qenë në Prishtinë, ku ka biseduar me përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme. Vetëm pak ditë më vonë, ministria kompetente në administratën e Kurtit e pranoi ankesën e Telekomit.

“Kemi hasur mirëkuptim të jashtëzakonshëm në bashkësinë ndërkombëtare. Kemi qenë në kontakt me përfaqësues të huaj që në fillim dhe kemi marrë sinjale pozitive gjatë gjithë kohës, por në fund personalisht shkova në Prishtinë për të paraqitur të vërtetën në bisedime të drejtpërdrejta dhe për të shpjeguar argumentet e Telekomit. Natyrisht, presioni i tyre luajti një rol të rëndësishëm në pranimin e apelit tonë dhe dua të them se kemi hasur në një qëndrim veçanërisht të drejtë dhe mirëkuptim të madh në Ambasadën Amerikane, për çka i falënderoj veçanërisht”, tha Lluçiq për RTS.

Lluçiq theksoi se Telekomi do të mundohet ta shfrytëzojë këtë mirëkuptim të të huajve për hapin e ardhshëm, marrjen e licencës dhe zgjerimin në mbarë Kosovën.