Lluçiq: Kurti kërkon të mbyllë MTS në Kosovë, arritëm të shmangnim kurthin e tij

Vladimir Lučić
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Përgjithshëm i Telekomit të Sërbisë Vlladimir Lluçiq i ftuar në TV Prva ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka në plan të shuajë përgjithmonë MTS në Kosovë.

Lluçiq thotë se MTS po operon në Kosovë prej 10 vitesh dhe gjithçka në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ashtu sikurse kjo kompani nuk ka pasur probleme në punë derisa në pushtet erdhi Kurti.

“MTS është kompania më e madhe sërbe në K&M, ka 250 të punësuar dhe ofron internet dhe kanale televizive nga Sërbia për 30.000 përdorues. Ne jemi një prej faktorëve të rëndësishëm që kontribuon të tentojë krijimin e jetës normale për sërbët e tjerë që jetojnë në Kosovë e Metohi. Firma jonë nuk ka pasur probleme të mëdha deri në ardhjen e administratës së Kurtit. Ata më 4 gusht tentuan të na mbyllnin plotësisht dhe lanë të kuptohet se cili ishte qëllimi i tyre kryesor. Ata duan të shuajnë firmën më të madhe sërbe dhe investimin në Kosovë. Këtë po e bëjnë me ndihmën e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri, kështu që po u japin leje pune operatorëve të tjerë që tashmë po shtrihen me rrjetin e tyre në Veri të Kosovës”, tha Lluçiq.

Ky i fundit theksoi se sërbët në gusht treguan se janë të fortë si arra.

“Duket qartë qëllimi i administratës së Kurtit. Pas asaj tentative për mbylljen e MTS, kur me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare arritëm t’a zgjidhim problemin dhe ata tërhoqën vendimin për mbylljen tonë, çdo javë kemi sfida të reja. Ata sigurisht kurrë nuk do të heqin dorë nga presioni mbi kompaninë tonë. Përgjatë gjithë kohës kemi beteja të reja. Na paralajmërojnë se duhet të mbyllim disa kanale si RTS, Hepi apo Pink, sepse pretendojnë se transmetojnë përmbajtje antikushtetuese. Ne gjithmonë mbrohemi ligjërisht, sepse nuk mund të kërcënosh lirinë e medias. Ne në pjesën tjetër të Sërbisë, emetojmë kanale kroate, shqiptare apo kanale të Sarajevës dhe kurrë nuk i kemi çensuruar dhe as ndonjë rregullator nuk ka analizuar se çfarë transmetojnë ato kanale. Në Kosovë, nga ana tjetër, çdo javë keni presion me këtë rast që të gjejnë ndonjë gabim procedural dhe të përpiqen të na mbyllin sërish”, ka theksuar Lluçiq.

Ky i fundit shton se në sulmin ndaj kompanisë MTS, gjithmonë bashkohen dhe të punësuarit e Junajtid grup dhe kjo këtë herë shikohet përmes pararegjistrimit targave të mjeteve.

“Poshtë është duke u bërë ri-regjistrimi i autoveturave dhe për këtë MPB prishtinase po informon qytetarët. Përcolli mesazh të përgjithshëm përmes të gjithë operatorëve. Ishte plotësisht e qartë që ne si operator e përcollëm me përgjegjësi këtë mesazh dhe nuk e ndërruam, sepse ata në këtë rast sërish kërkonin arsye për të na mbyllur. Megjithatë, Junajtid Grup spinoi që ne si Telekom ftojmë njerëzit të riregjistrojnë automjetet çka është gënjeshtër e madhe. Ndaj dua të falenderoj punonjësit tanë në MTS sepse ata janë heronj të mëdhenj sërbë. Kushdo që ka qenë poshtë e di se sa të tillë punëtorë ndajnë fatin e të gjithë sërbëve dhe sa shumë punojnë që të gjitha shërbimet të punojnë vazhdimisht, pasi e dinë se kjo është e rëndësishme për qytetarët tanë në Kosovë. Nuk duhet të shqetësohen nga të tilla sulme individuale të këtyre mediave. Edhe kësaj here sërish i’u shmangëm kurthit të Kurtit dhe besoj se do t'i mbijetojmë administratës së tij. Do të qëndrojmë edhe më të fortë dhe do t’a zgjidhim edhe këtë çështje për telefoninë e lëvizshme. Ata nuk shpallin tender për këtë çështje sepse e dinë që do të jemi më të fortët. Po punojmë me komunitetin ndërkombëtar për t’a zgjidhur këtë, në mënyrë që të jemi edhe më të fortë në Kosovë”, tha Lluçiq.