Vendkalimi i Jarinjës pas 20 ditëve rifillon funksionimin, qarkullimi po zhvillohet pa probleme
Burim: Kosovo Online
Pas çeljes së Vendkalimit të Jarinjës, trafiku po zhvillohet pa probleme, vërrehet rritje e dukshme e kamionëve në drejtim të Sërbisë qëndrore, raporton gazetari i Kosova Onlajn.
Për momentin, numri i autoveturave dhe pasagjerëve në vendkalimin administrativ në Jarinjë është i vogël dhe ende asnjë automjet nga Sërbia nuk ka hyrë në Kosovë.
Një helikopter i Kfor fluturon mbi Jarinje dhe dy xhipa të EULEX janë parkuar në afërsi të stacionit policor.
Vendkalimet në Jarinje dhe Bërnjak janë çelur sot pas çmontimit të të gjitha barrikadave në veri të Kosovës.








komentet