LS: Kërcenimet e Kurtit nuk trembin as bashkëkombasit tanë dhe as anëtarët e Listës Sërbe
Lista Sërbe ka reaguar sot ndaj deklaratave të Albin Kurtit pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel, se kjo parti të “vuajë dhe paguajë për gabimet që ka bërë”, thotë se me këtë të folur kryeministri kosovar "ka shfaqur fytyrën e vërtetë të agresorit i cili kultivon urrejtje mbi të gjitha ndaj çdo gjëje sërbe” por populli sërb ashtu sikurse dhe as anëtarët e partisë, nuk do të tërhiqen ndaj kërcënimeve të tilla.
"Pasi sërish i’a mbathi nga negociatat dhe i mbylli derën e dialogut përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian në mes të Brukselit, Albin Kurti direkt para selisë së BE ku po zhvillohet dialogu, përcolli kërcënim të pastër dhe brutal popullit sërb dhe Listës Sërbe, duke thënë se në periudhën e ardhshme “do të paguajnë dhe do të vuajnë” dhe haptazi fare tregoi fytyrën e vërtetë të agresorit që kultivon urrejtje ndaj çdo gjëje sërbe”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Ky kërcënim, theksohet nga Lista Sërbe, nuk duhet marrë lehtë, pasi, siç shtojnë ata, vjen nga dikush që është në krye të institucioneve kosovare dhe ku në periudhën e mëhershme ka demonstruar synimin e tij për eskalimin e situatës, provokimin e konflikteve dhe duke krijuar tensione për të kërcënuar qetësinë e zonave dhe arreston e persekuton sërbët pa bazë e prova.
Nga partia pyetet se çfarë tjetër mendon kryeministri kosovar kur thotë se ata do të “vuajnë dhe paguajnë”, nëse merren parasysh të gjitha presionet dhe keqtrajtimi i popullsisë sërbe.
“Nëse në dy vitet e regjimit të Kurtit kemi pasur të shtëna ndaj sërbëve, madje edhe ndaj fëmijëve serbë, rrahje, arrestime dhe burgosje të bashkëqytetarëve tanë pa asnjë provë, pengmarrjen e trojeve sërbe përmes shpronësimeve të rreme, sulme të motivuara etnikisht ndaj sërbëve dhe Kishës Ortodokse Sërbe në mbarë Kosovën e Metohinë, ndalimin e mjekimit, vaksinimin, por edhe ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve sërbe, shtrohet pyetja se çfarë po na premton Kurti me fjalët se do të paguajmë dhe do të vuajmë, me të cilat planifikon të vazhdojë më tej të kërcënojnë mbijetesën dhe egzistencën e popullit sërb dhe çfarë mund të pritet në periudhën e ardhshme" bën të ditur Lista Sërbe.
Nga kjo e fundit bëhet e ditur se në vend të de-eskalimit, formimit të BKS dhe lirimit të të arrestuarve, populli sërb dje në Bruksel mori vetëm kërcënime të reja.
“Prej Albin Kurtit dhe pasuesve të tij dje prisnim përgjigje se kur do të de-eskalohet situata në veri, formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, lirimin e sërbëve të arrestuar padrejtësisht, se kur do të tërheqë forcat speciale policore dhe kryekomunarët fals nga veriu i Kosovës e Metohisë, ndërkohë që morëm kërcënime brutale. Kërcënimet që janë dërguar janë monstruoze dhe vijnë në një moment paqeje të brishtë në këto hapësira ku kërkojnë dënim të qartë prej aktorëve ndërkombëtarë, vendeve të Pesëshes, Bashkimit Europian dhe botës liridashëse, por në të njëjtën kohë zbulojnë fytyrën e vërtetë të Albin Kurtit dhe regjimit të tij okupues”, thuhet nga partia.
Megjithatë, theksojnë se asnjë kërcënim nuk do të frikësojë popullin sërb në Kosovë, ashtu sikurse as dhe anëtarësinë e Listës Sërbe.
“Theksojmë se këto kërcënime nuk do t'i frikësojnë as bashkëkombasit tanë dhe as anëtarët e Listës Sërbe për të këmbëngulur në kërkesat tona të drejta dhe në luftën demokratike për paqen, të drejtat e popullit sërb dhe përfundimin e okupimit që po ndërmerr Kurti në veri të Kosovës e Metohisë. Ne e dimë se jemi në tonën dhe se dëshirojmë paqe, të ardhme të sigurtë dhe jetë më të mirë për sërbët dhe të gjithë qytetarëve në Kosovë e Metohi”, thuhet në deklaratë.
komentet