Makron: Që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara, Prishtina të avancojë në themelimin e BKS

Emanuel Makron i Aleksandar Vučić Pariz
Burim: Kosovo Online

Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe Ohër duhet të zbatohen, ndërsa Prishtina duhet të avancojë në implementimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në përputhje me aspiratat e saja për anëtarësim në Këshillin e Europës, ka thënë mbrëmjen e sotme presidenti i Francës Emanuel Makron.

Ky i fundit në konferencën e përbashkët me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq, tha se Franca do të bëjë gjithçka që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, të zbatohen.

Çdo palë ka thënë ai, duhet të kontribuojë në këtë drejtim dhe tha se përshëndet „gjestin e bërë nga të dy palët".

"Tashmë duhet të ecë një hap. Di që tek kjo jeni të gatshëm dhe këto sërish mi keni përsëritur gjatë takimit tonë të fundit në Bruksel. Duhet të kapërcehet tensioni që lindi pas miratimit të vendimeve në lidhje me transfertën e të hollave. Është e domosdoshme që zgjedhjet në veri të bëhen sa më parë dhe të zgjidhen demokratikisht kryekomunarë të vërtetë të rinj. Prishtina duhet të ecë në formimin e BKS, në kuadër me aspiratat e saja për anëtarësi në KE“, ka thënë ai.

Makron ka thënë se dëshiron normalizim të raportve Beograd-Prishtinë pasi ky është premtim dhe peng për stabilitet të rajonit dhe Europës.

Theksoi se ky është kuptim i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit duke shtuar se Franca do të vijojë të mbështesë ndërmjetësimin e BE dhe do të bëjë gjithçka që marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen.

Ai tha se është thelbësore që përgjegjësit e ngjarjeve në Banjskë të sillen para njerëzve të drejtësisë.

"Është e nevojshme që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të përgjigjen dhe të parandalohen që të tilla drama mos të përsëriten", ka shtuar ai.

“Jam i vetdijshëm sesa të vështira janë kompromiset, por liderët që kanë trimëri dhe vizion do të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë kuptim do të doja të përsëritja sesa e rëndësishme është për mua dhe ju që B&H të ngelet shtet unik“ ka thënë Makron.

Presidenti francez nënvizoi për lidhje të ngushtë mes Beogradit dhe Parisit duke thënë frekuenca e kontaktve të shefave të shteteve është dëshmi e lidhjeve të thella dhe intensive të marrëdhënieve, ashtu sikurse është e rëndësishme për Francën miqësia me Sërbinë.

Kjo është, shtoi ai, miqësi që mban kujtime nga e kaluara por që shënohen në të ardhmen e Europës.

Bërthamë e ketyre marrëdhënieve, tha ai, është mbështetja e integrimit europian të Sërbisë.

Vizita e Vuçiqit në Paris, shtoi ai, vjen në momentin e „vërtetësisë nëpër Europë“, kur agresori i luftës ndaj Ukrainës, Europa hyn në vitin e tretë të epokës së ribashkimit. Integrimi i Sërbisë në BE nënvizoi ai, është në interes të përbashkët.

Makron nënvizoi se ky nuk është proces imponues sesa zgjedhje e pavarësuar e Sërbisë që lirshëm të shkojë drejt modelit të mbrojtjes së përbashkët të sovranitetit të Europës.

Ai përshëndeti "zgjedhje mjaft të qarta të Vuçiqit në këndvështrimin gjeopolitik".

„Sërbia nuk duhet të dyshojë, sado të freskëta të jenë plagët e së kaluarës së afërt, se e ardhmja e saj është në BE dhe askund tjetër. Kjo është zgjedhje strategjike që duhet t‘a konfirmojmë. E ardhmja e Europës po ndërtohet në momente që janë shumë sfiduese për rracën njerëzore dhe nuk duhet të dyshoni në synimin e Europës t'ju presë nën krahun e saj. Duhet të ecim bashkarisht përpara dhe nuk duhet të humbim këtë moment historik”, tha Makron.

Ky i fundit tha se është e rëndësishme që Sërbia të vazhdojë t‘a konkretizojë zgjedhjen e vet përmes harmonizimit të mëtejshëm të politikës së jashtme dhe në këtë drejtim përshëndeti pjesëmarrjen e Vuçiqit në takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me shefin e shtetit ukrainas në Tiranë.

Tha se nuk e kishte harruar udhëtimin në Sërbi dhe se dëshironte të kthehej në Beograd.

“Dëshiroj të shpreh se sa besim kam tek vendi juaj, por edhe tek ju si lider. E mbajtët premtimin. Faleminderit që jeni sot këtu në Paris”, shtoi Makron.

Ky i fundit vlerësoi se plani europian i rritjes për Ballkanin Perëndimor, do të mbështesë të gjitha përpjekjet e rajonit për tejkalimin e së kaluarës dhe do të kontribuojë në forcimin e konkurrencës ekonomike.

“Sërbia mund të llogarisë Agjencinë Franceze për Zhvillim, e cila investoi 570 milionë euro vitin e kaluar. Franca është partner në përshtatjen me standardet europiane. Prej vizitës sime në vitin 2019, bashkëpunimi ynë ekonomik vetëm është forcuar. Kompanitë franceze janë gjithnjë e më të pranishme dhe investojnë në Sërbi sepse kanë besim tek e ardhmja. Mund të forcojmë më tej bashkëpunimin në fushën e ekologjisë, inteligjencës artificiale dhe energjisë nukleare civile”, spegoi Makron.

Ky i fundit falënderoi Vuçiqin për 20 bisedimet dypalëshe, të cilat janë zhvilluar në formate të ndryshme, si dhe për vizitën zyrtare, por edhe për zgjedhjen e Sërbisë në moment të vështirë për Europën.

Makron falenderoi edhe për miqësinë mes dy vendeve dhe shtoi se aq sa ka besim në Sërbi, ka edhe tek Vuçiqi, i cili, sikurse nënvizoi, përherë i ka mbajtur premtimet.