Maliqi: Dërgimi i notës e pamenduar, akuzat ndaj ndërmjetësuesit në dialog, gabim i madh

Analisti politik Shkëlzen Maliqi vlerëson për Kosovo onlajn si të pamenduar dërgimin e “notës verbale” përfaqësuesve të përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE në të cilën Kosova ankohet për anësi të emisarit europian Mirosllav Llajçak ndërsa akuzat ndaj ndërmjetësuesit në dialog quhen gabime të mëdha të Albin Kurtit.
Ambasada e Kosovës në Bruksel përcolli dje notën me tetë faqe të gjitha shteteve të BE në të cilën i dërguari special Mirosllav Llajçak akuzohet për anësi në dialog. Më herët Kurti u përcolli letër me përmbajtje të njëjta sekretarit amerikan të shtetit Entoni Blinken, presidentit francez Emanuel Makron, kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe kryeministres italiane Xhorxhia Meloni.
"Ka pasur vlerësime se ky lloj reagimi dhe përmbajtja-amatoreske. Menjëherë kanë mbërritur reagime mjaft të ashpra nga Amerika në lidhje me këto kritika në adresë të Llajçakut dhe pothuajse-“ai është njeriu ynë, ai punon në koordinim me ne”. Nuk mund të akuzoni ndërmjetësuesit që kanë mandat për negociata. Kjo është e pakuptimtë, ky është gabim i madh i Albin Kurtit” tha Maliqi.
Ky i fundit thekson se Kurti përmes këtyre letrave, tenton të dëshmojë se ndërmjetësuesit e BE janë në anën e Sërbisë.
“Pashë që njerëzit e afërt të Vetëvendosjes bëjnë disa llogari, sa propozime kanë qenë pro-sërbe, sa pro-shqiptare dhe më pas del gjithmonë se ndërmjetësuesit kanë qenë më shumë për Sërbinë. Kjo është qesharake, ose jeni pro marrëveshjeje dhe dëshironi të zgjidhni këtë situatë, ose nuk jeni. Në parim, Albin Kurti pranoi Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe të gjitha ato kërkesa të rëndësishme. Dhe tani, me procedurat, nëse kjo apo ajo do të jetë e para, sigurisht që egziston proces. Nuk mundet që BKS të formohet menjëherë, por mund të nisë të formohet, si dhe gjëra të tjera mund të shkojnë paralelisht, nëse egziston koncept. Unë kështu e kuptova udhërrëfyesin të cilët ata e propozuan” ka thënë Maliqi.
Ky i fundit vëren se kur hyn në ndonjë kompromis, duhet të qëndrosh brenda këtyre kuadratave.
“Nuk është mirë që tani të kalojmë në argumentet ‘ad hominem’-Llajçak nuk vlen, pasi është nga Sllovakia, e cila nuk e njeh Kosovën. Prej fillimit ka pasur vërrejtje të tilla, por ka pasur ende shumë besim ndaj tij. Llajçak nuk është negociator, ka përvoja në procese të tilla, për shembull rreth referendumit në Mal të Zi. Këto janë disa gjëra që duhen anashkaluar, nëse dëshironi paqe, siguri, stabilitet" tha Maliqi, i cili thekson se "Kurti ka probleme me Perëndimin në përgjithësi dhe se nuk bëhet fjalë më vetëm për Amerikën”.
komentet