Markoviq: Me ankesën ndaj Llajçakut, Prishtina po tenton dëshpërimisht të shmangë detyrimet e ndërmarra
Politikologu Igor Markoviq nga OJQ "Aktiv" vlerëson për Kosovo onlajn se nota verbale të cilën Kosova u përcolli anëtarëve të BE ku ankohej ndaj të dërguarit europian për dialog Mirosllav Llajçak, është lëvizje marketingu e Prishtinës ku siç thotë, blen kohë dhe shtyn detyrimet për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.
“Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesit e Prishtinës ankohen ndaj Mirosllav Llajçakut ndërmjetësuesi në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ish argumenti ka qenë se Mirosllav Llajçak është përfaqësues i vendit që nuk e njeh Kosovën, e kjo është përdorur gjatë me qëllim anulimin e zbatimit të marrëveshjeve të caktuara që janë nënshkruar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve” vlerëson Markoviq.
Ai u përcolli notë përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE në të cilën është dhënë pikpamja për raundin e fundit të dialogut dhe akuzojnë Llajçakun se është “në anën e Sërbisë” në procesin negociator, shikojnë “përmes prizmit të një përpjekjeje të dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga fakti se detyrimet që janë marrë nga marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit të mos zbatohen nga pala e Prishtinës”.
“Kjo lëvizje marketingu në fakt është bërë për të blerë kohë. Është e qartë se Brukseli po ushtron presion të madh ndaj Prishtinës kur bëhet fjalë për formimin e BKS dhe kjo ishte një nga pikat kyçe për të cilën Brukseli insistonte të implementohej. U dëshmua edhe një herë se ky proces i ndërmjetësuar nga Brukseli ishte i pasuksesshëm, pikërisht për faktin se Prishtina nuk dëshironte fare të diskutonte zbatimin e marrëveshjes për BKS” ka bërë të ditur Markoviq.
Ky i fundit shton se është interesante se në këtë notë e shkruar në anglisht, me këmbëngulje përdoret shprehja “Kosova”, çka siç thotë, është e padrejtë në anglisht dhe në kundërshtim me rregullat diplomatike.
"Nga ana tjetër, marrëveshja e Ohrit është në notë e cila në anglisht, përmendet në emërtesën shqipe, pra 'Ohër', në vend të Ohrid. Kjo tregon një lloj papërgjegjshmërie klasike dhe supozoj nxitimin gjatë shkrimit të këtij lloji dokumenti, i cili në rastin e fundit në fakt paraqet pasqyrën e vërtetë të mungesës së strategjisë së Prishtinës, kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, thekson Markoviq.
Ky i fundit beson se në periudhën pasuese Brukseli do të marrë vendim për masat e reja për Kosovën, të cilat mund të shkojnë drejt kufizimit të qasjes së Prishtinës në mjete të caktuara buxhetore të BE gjë që, siç thotë ai, tashmë ka ndodhur një herë.
“Shikojmë se SHBA investimet e veta po i zvogëlon ndjeshëm, supozoj se kështu do të jetë edhe me BE por është e diskutueshme nëse masa të tilla do të kenë pasoja praktike, duke pasur parasysh se si po sillet aktualisht Albin Kurti kur flasim për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Markoviq.
komentet