Maliqi: I mundshëm forcimi i trendit për njohjen e Kosovës prej vendeve ismalike

Škeljzen Maljići
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Shkëlzen Maliqi thotë për Kosovo onlajn se meqënëse disa vende islamike gjatë këtij viti kanë njohur Kosovën, ndoshta egziston shans që dhe Indonezia të ndryshojë qëndrimin e vet për këtë çështje.

Për njohjen e Indonezisë ka lobuar presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kur priti letrat kredenciale ambasadores së re të Indonezisë javën e kaluar, i bëri thirrje Xhakartës që të shqyrtojë ndryshimin e qëndrimit të vet dhe të njohë Kosovën. 

“Presidenti i Shqipërisë me gjasa përmes lidhjeve të veta ka ndjerë terrenin pasi tashmë disa vende islamike kanë njohur Kosovën. Atëherë ndoshta egziston shans që dhe Indonezia të ndryshojë qëndrim. Ka gjasa që kjo të kalojë përmes Turqisë dhe përmes disa lidhjeve të tjera që të forcohet ky trend që vendet islamike të njohin pavarësinë e Kosovës” vlerëson Maliqi. 

Riorganizimi i situatës globale e gjeopolitike, siç beson, duket se po e përshpejton këtë proçes.

“Dhe mbrojtja e Sërbisë ndikon gjithashtu tek ajo që shumë vende të cilat më herët na një farë mënyre kanë patur lidhje me Beogradin qysh prej kohës së Titos nga ajo e Lëvizjes së të Paangazhuarve, tashmë mund të dekurajohen apo të kenë disa interesa të tjera” thotë Maliqi.