Marinkoviq: Indonezia mban parimet e të drejtës ndërkombëtare, i reziston presioneve që të njohë Kosovën

Slobodan Marinković
Burim: Kosovo Online

Ish ambasadori i Sërbisë në Indonezi Sllobodan Marinkoviq, thotë për Kosovo onlajn se presioni ndaj Indonezisë që të njohë Kosovën po zgjat në dekadën e dytë, por që pozita kryesore e këtij vendi, si një ndër më të rëndësishmit e kësaj pjese të botës, është se ndjek politikë të jashtme të pavarur.

“Ata thonë se kanë politikë të jashtme elastike dhe të pavarur”, bën të ditur Marinkoviq. 

Si vend me numrin më të madh të popullsisë myslimane, Indonezia sipas fjalëve të tij, i reziston presioneve të brendshme për këtë çështje pasi disa parti në Indonezi gjithashtu i qëndrojnë kësaj.  

Thotë se përfaqësues të Kosovës dhe Shqipërisë rreth kësaj teme kanë gjetur bashkëbisedues sipas linjës islamike.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka pritur letrat e ambasadores së re të Indonezisë javën e kaluar dhe ftoi Xhakartën që të shqyrtojë ndryshimin e qëndrimit të saj dhe të njohë Kosovën, por Marinkoviq thotë se Indonezia njeh tërësisht Rezoltën 1244 të Kombeve të Bashkuara sipas të cilës Kosova e Metohia janë pjesë përbërëse e Republikës së Sërbisë dhe se i qëndrojnë idesë që mosmarrëveshjet dhe problemet të zgjidhen përmes negociatave.

“Në konferencën e Organizatës së vendeve islamike ku Indonezia është një prej anëtarëve më të çmueshëm, gati përvit miratohen rezoluta të cilat të gjitha vendet islamike ftohen që të njohin Kosovën, ndërsa Indonezia qëndron e rezervuar. Ajo parimisht mbështet Sërbinë në organizmat ndërkombëtare kur bie fjala për kërkesat e pranimit të Kosovës në UNESKO apo Interpol apo çdo lloj organizate tjetër ndërkombëtare, mban parimet e palëkundura të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së KB çka ushqen ashtu sikurse dhe ne, miqësi tradicionale mes dy vendeve”, thotë Marinkoviq.

Sikurse shton, Indonezia përfaqësonte qëndrime ndërkombëtare parimore, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare.

Rreth asaj nëse qëndrimi i Indonezisë ndikon dhe tek vendet e vogla në rajon, bashkëbiseduesi ynë thotë se kur vendi më i madh mysliman nuk e njeh Kosovën, atëherë këtë nuk do t’a bëjnë as vendet e tjera të vogla anëtare të ASEAN.

“Sikurse besoj se Indonezia kurrë nuk do t’a njihte mënyrën me të cilën është krijuar Kosova, ashtu dhe këtë nuk do t’a bëjnë as Filipinet, Vietnami as dhe Kamboxhia. Nëse nuk ka varësi prej ndonjë fuqie të madhe që është pro dhe sponzorison pavarësinë e Kosovës, shumica e vendeve të ASEAN, pozita jonë është mjaft e sigurt dhe stabile” shpreh bindjen Marinkoviq.