Maliqi për zgjedhjet: Show pa domethënie politike

Škeljzen Maljići
Burim: Kosovo Online

Analisti Shkëlzen Maliqi thotë se situata për zgjedhjet e radhës në veri të Kosovës është absolutisht e panevojshme si për Beogradin, ashtu dhe për Prishtinën dhe aq më tepër për sërbët kosovarë, por zgjedhjet ndoshta do të organizohen për të "dëshmuar këmbënguljen dhe kokëfortësinë" e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit sërb Aleksandar Vuçiq për diçka që siç thotë ai, nuk do të ketë asnjë rëndësi praktike, pasi në çdo rast rezultati i zgjedhjeve do të jetë i pavlefshëm, shkruan Danas.

Maliqi nënvizon se është i surprizuar prej mefshtjes pothuajse të plotë të faktorit ndërkombëtar.

“Faktorët ndërkombëtarë pothuajse nuk i kushtojnë rëndësi dy ujqërve (dhe mbiemri Kurti vjen nga emwrtesë turke ujk). Diplomatët që kanë punuar në fillim të zbatimit të marrëveshjes, kanë bërë të ditur se tema e takimit të radhës, do të jetë Bashkësia e Komunave Sërbe. Është dakordësuar për një komision mbikëqyrës dhe nuk ka pasur rreziqe sigurie, si paralajmërimet e mëparshme, ndoshta sepse janë të bindur se nuk do të ketë” thotë Maliqi.

I pyetur për rreziqet e sigurisë të dielën, Maliqi e kthen me kundërpyetje.

“Si do të ishin kur shumica dërrmuese do të bojkotojë zgjedhjet? Epo, nuk do të ketë nevojë të kontrollohet se kush voton kur të dërgohet urdhri se nuk lejohet votimi sepse nuk ka marrëveshje për Bashkësinë e Komunave Sërbe. Mesazhi i Vuçiqit është përherë i njëjtë, nuk ka zgjedhje deri në formimin e BKS” kujton Maliqi.

Natyrisht, shton ai, Kfor do të jetë në gatishmëri sepse, siç thotë ai, mund të ketë grupe dhe individë që do të shkatërronin çdo marrëveshje mes Kosovës e Sërbisë.

“Por besoj se situata do të monitorohet në mënyrë diskrete, sepse në qendrat e votimit do të ketë vetëm zyrtarë dhe jo votues, përveç atyre që do të dërgohen dhe udhëzohen nga Kurti dhe njerëzit e tij. Gjithçka do të jetë vetëm një show dhe loja e vërtetë ndodh diku tjetër“ përmbyll Maliqi.