Maloku: As Beogradi dhe as Prishtina nuk mund të ndryshojnë mënyrën e zhvillimit të dialogut
Nga Lëvizja Vetëvendosje ditëve të fundit janë dëgjuar kërkesa që të reformohet dialogu Beograd-Prishtinë dhe me këtë rast politologu nga Prishtina, Albinot Maloku, thotë për Kosovo online se nuk e sheh atë që njërën palë, as Serbinë dhe as Kosova se ka kapacitet dhe mundësi për të ndryshuar kursin dhe mënyrën e zhvillimit të dialogut në Bruksel.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i cili ka filluar në vitin 2011 ka rrjedhën e vet. Në fillim u shpjegua se ka pasur konotacion teknik, më vonë politik dhe tani ka edhe çështje politike dhe ekonomike. Bashkimi Evropian ka ndikimin më të madh në dialog si lehtësues i këtij procesi dhe asnjë palë nuk ka mundësi ta ndryshojë atë. Palët mund ta bllokojnë dialogun ose ta ndërpresin atë për një periudhë të caktuar, por në asnjë mënyrë nuk ndryshojnë rrjedhën e tij apo nevojat që dalin nga ai dialog”, thotë Maloku.
I pyetur nëse si ndërmjetësues i ri në dialog Borut Pahor mund të sjellë energji të re që do ta shtynte përpara këtë proces, bashkëbiseduesi ynë thotë se ndërmjetësues i ri duhet të jetë dikush nga vendet më të mëdha dhe më të forta të BE-së.
“Pahor është një njeri që pas tij ka një karrierë të mirë, ka marrë disa vendime që kanë qenë të një rëndësie të madhe për marrëdhëniet mes Sllovenisë dhe Kroacisë, por bazuar në nevojat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mendoj se ndërmjetësuesi duhet të jetë dikush tjetër, nga një vend tjetër me politikë më të fortë brenda BE-së, jo dikush nga Sllovenia”, thotë Maloku.
0 komentet