Manastiri i Deçanit: Veprimet e autoriteteve shqiptare në Mitrovicën e Veriut, veçse përkeqësojnë situatën në veri

Manastir Visoki Dečani
Burim: Kosovo Online

Vendimi më i ri i autoriteteve kosovare për ndalimin e projektit për ndërtimin e tre objekteve kyçe infrastrukturore në Mitrovicën e Kosovës në bazë të arsyeve të pretenduara procedurale, vetëm sa e përkeqësoi situatën dhe krijoi pengesa të tjera për de-eskalim dhe vazhdimin e dialogut, bëhet e ditur nga Manastiri i Deçanit.

Prej këtij të fundit thuhet se përkundër thirrjeve ndërkombëtare për de-eskalim dhe përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve etnike në veri të Kosovës, autoritetet komunale të Mitrovicës së Veriut, me në krye shqiptarët kosovarë, dje ndaluan ndërtimin e tre projekteve kyçe të infrastrukturës për arsye të supozuara procedurale.

Më tej thuhet se se ky veprim e ka forcuar edhe më shumë kundërshtimin e sërbëve ndaj këtyre autoriteteve komunale, për të cilat shumica dërrmuese e popullatës mendon se nuk kanë legjitimitet dhe janë imponuar nga policia.

“Ndalimi i projekteve përfshijnë objektin e banimit në vendbanimin Bërgjani, shkolla e re e cila frekuentohet kryesisht nga fëmijët romë dhe godina e re Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, e cila ndodhet në kuadër të kampusit universitar. Në Universitetin e Mitrovicës së Veriut studiojnë kryesisht studentë të nacionalitetit sërb, përfshirë studentë nga pakicat joshqiptare” thuhet në deklaratën e postuar në Tuitter nga manastiri i Deçanit.

Nga Manastiri i Deçanit thuhet se vendimi i fundit i autoriteteve kosovare e përkeqësoi situatën dhe krijoi pengesa të tjera për de-eskalimin dhe vazhdimin e dialogut.

"Autoritetet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje vazhdimisht liderëve shqiptarë kosovarë që të përmbahen nga marrja e vendimeve diskriminuese dhe provokative që mund të nxisin ndarjet etnike dhe të përkeqësojnë potencialisht tensionet ndëretnike. Plani i BE për de-eskalim, kërkon tërheqjen e policisë kosovare prej komunave veriore, të cilat janë kryesisht sërbe dhe zhvendosjen e autoriteteve aktuale komunale prej godinave komunale. Ky plan, megjithatë, ende kundërshtohet fuqishëm prej autoriteteve shqiptare kosovare. Vendimi i fundit për ndërprerjen e punimeve, vetëm sa e përkeqësoi situatën dhe krijoi pengesa të tjera për de-eskalimin dhe vazhdimin e dialogut” përmbyllet deklarata nga Manastiri i Deçanit.