Manç: Kfor po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës, ftojmë të gjithë aktorët të përmbahen nga provokimet

Stjuart B. Manč
Burim: Reporteri

Komandanti i forcave të NATO në Evropën Jugore admiral Stjuart Manç ka thënë sot për agjencinë e lajmeve FoNet se Aleanca respekton plotësisht politikën e neutralitetit ushtarak të Sërbisë dhe të kujtdo vendi që zgjedh rrugën e vet, ndërkohë që u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë të jenë në afrimitet kordinues me Kfor dhe të përmbahen nga provokimet që shkaktojnë dhunë, transmeton Danas.

Sipas tij më shumë se 3.700 efektivë të Kfor nga 27 vende, vazhdojnè të ofrojnë një mjedis të sigurtë, liri lëvizjeje për të gjitha komunitetet në Kosovë, në kuadër të mandatit në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Kfor po ndjek me kujdes situatën në veri të Kosovës. Prej muajit tetor kemi përforcuar praninë tonë me shtimin e forcave, si dhe patrullimin në veri të Kosovës këtë javë", ka thënë Manç.

Ky i fundit pret nga të gjithë aktorët politikë të jenë në kordinim të ngushtë me Kfor dhe që të përmbahen nga provokimet që demonstrojnë dhunë, si dhe të ofrohet siguri për të gjitha pakicat.

"Ftojmë të gjitha palët të tregohen konstruktive, të ofrojnë siguri dhe liri lëvizje në Kosovë", ka thënë Manç, duke theksuar se Kfor do të vazdhojë të përmbushë mandatin e vet dhe njëkohësisht vlerësoi se se vetëm dialogu është zgjidhje e vetme.

Përsa i përket ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, Manç ka thënë se NATO fton Moskën të luajë një rol konstruktiv në rajon.

"Fatkeqësisht jemi dëshmitarë se Moska po reagon sistematikisht në kah të kundërt. Janë të dukshme aktivitetet e hakerave, dizinformimit, frikësimit dhe të tjera aktiviteteve destabilizuese", ka theksuar Manç.

Ky i fundit ka thënë se vitin e kaluar Rusia dhe Kina kanë ndarë qëndrime të njëjta në OKB për të minuar synimet e bashkësisë ndërkombëtare për të shtrirë misionin e Bashkimit Evropian Altea në Bosnje-Hercegovinë. Ky, shton ai, është vetëm një shembull tjetër i ndikimit gjithnjë e më i dëmshëm i Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor. 

Duke deklaruar se NATO respekton plotësisht të drejtën sovrane të secilit vend për të zgjedhur marrëveshjet e veta politike dhe të sigurisë, Manç tha:

"Ftojmë Rusinë të bëjë të njëjtën gjë. Ky është parimi themelor i sigurisë europiane, në të cilën ne kemi detyrimet tona ashtu sikurse dhe Rusia".

Rasti i refuzimit të Beogradit për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës, Manç ka refuzuar të komentojë vendimin politik të Sërbisë, por NATO përshëndet mbështetjen që ajo i ka dhënë rezolutave të hershme të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB në të cilat dënohet agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.

Manç ka vlerësuar se presidenti Vladimir Putin ka bërë një gabim të madh strategjik, duke nënvleftësuar vendosmërinë e popullit ukrainas të mbrojë vendin e vet, shtëpitë dhe familjen si dhe NATO dhe partnerët e saj.

"Kjo i shkaktoi kosto të pallogaritshme Kremlinit. Pushtimi i paligjshëm i Ukrainës e ka bërë Rusinë më të varfër dhe më të izoluar", ka theksuar Manç.

Duke folur për rolin e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, Manç ka nënvizuar se NATO ka histori të gjatë në ofrimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Siç theksoi ai, koncepti ynë i ri strategjik, i miratuar në qershor në samitin e Madridit, rikonfirmoi rëndësinë strategjike të rajonit për NATO.

"Njëzëri jemi unik në qëndrimn tonë për rëndësinë e pranisë afatgjate në rajon, çka reflektohet në disa angazhime të ndryshme, si dhe përmes kontributit në stabilitetin rajonal të anëtarëve më të rinj të Aleancës si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, ne vazhdojmë të mbështesim operacionin ALTEA. Selia jonë në Sarajevë është e përfshirë në një sërë aktivitetesh që mbështesin procesin e reformave dhe modernizimit të strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë të Bosnjë-Hercegovinës ka thënë Manç.

Ky i fundit theksoi se Zyra Ndërlidhëse Ushtarake e NATO-s në Beograd, lehtëson bashkëpunimin ndërmjet Sërbisë dhe Aleancës në disa fusha, bazuar në programin e Partneritetit për Paqe.

"Bashkëpunimi ynë me BE dhe partnerët e tjerë me orjentim të afërt është i një rëndësie të veçantë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin dhe mbështetur reformat në rajon, pasi siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për NATO, si dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë“ ka përmbyllur Manç.

Sërbia ka të drejtën e vet sovrane të krijojë politikën e saj të jashtme dhe të zgjedhë lirishëm marrëveshjet e sigurisë, pa asnjë ndërhyrje nga jashtë, tha Manç, duke vënë në dukje se NATO dhe Sërbia kanë qenë partnerë për një kohë të gjatë.

"Kemi punuar bashkarisht për të qenë më të përgatitur për situata emergjente, të tilla si përmbytjet dhe zjarret në pyje. Po ndihmojmë Sërbinë në reformimin e forcave dhe institucioneve të saj të sigurisë," tha Manç, duke shtuar se Aleanca trajnon ushtarët sërbë për misionet paqeruajtëse, tha Manç.

Siç theksoi ai, NATO investoi miliona euro për të ndihmuar Sërbinë të shkatërrojë qindra ton municione të vjetra.

"Kemi një bashkëpunim të gjatë shkencor me Sërbinë përmes programit Shkencë për Paqe dhe Siguri, duke përfshirë fushat e energjisë dhe sigurisë ekologjike, luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtjes kibernetike," tha Manç, duke deklaruar se Sërbia dhe NATO gjithashtu kanë punuar së bashku në trajnimin e mjekëve ushtarakë irakenë.

Ne mund të kemi marrëdhënie të forta me partnerët tanë, siç kemi me Austrinë dhe Zvicrën, pa u bërë ata anëtarë të NATO-ka konstatuar Manç.