Mariani: Prishtina nën mbrojtjen e BE keqtrajton sistematikisht sërbët
Burim: EPA
Pushteti në Prishtinë që mbrohet nga Unioni Europian, vijon të keqtrajtojë sistematikisht sërbët në Kosovë, ka bërë të ditur në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg deputeti francez nga radhët e "Patriotëve për Europën" Tijeri Mariani.
Ky i fundit theksoi se Albin Kurti vijon me zbatimin e spastrimit etnik ndaj popullsisë sërbe.
Ai tha se represioni i përgjithshëm është i pranishëm sikurse dhe 15% e sërbëve kanë braktisur Kosovën gjatë vitit të kaluar.
Mariani ka vënë në dukje se përdorimi i dinarit është i ndaluar çka cënon pagat dhe pensionet si dhe përbërja e policisë është tërësisht shqiptare.
Ai paralajmëroi se 880 millionë eurot nga ana e BE për Kosovën do të përdoren për represion të mëtejshëm ndaj sërbëve.
0 komentet