Avokatët: Nuk ka dyshim të arsyeshëm se serbët e arrestuar kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen
Avokatët e serbëve nga Pasjani të arrestuar sot nga policia e Kosovës, pas seancës së mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, theksuan se i kanë propozuar gjykatës caktimin e masës së arrestit shtëpiak, apo masës së dorëzanisë, si dhe se nuk ka dyshim të arsyeshëm se pesë serbët kanë kryer vepra penale për të cilën I ngarkon Prokuroria.
Avokati Vasilije Arsiq ka bërë të ditur se është nisur një hetim kundër tetë serbëve të cilët dyshohen për krime lufte.
“Ka nisur një hetim për tetë të dyshuar për krime lufte. Unë jam avokati i Niçiq Draganit, i cili akuzohet për veprën penale vrasje dhe zjarrvënie e një qytetari shqiptar. Në bazë të dëshmive të Prokurorisë, besojmë se ka nuk ka elemente të veprës penale të krimeve të luftës, por do të shohim se çfarë do të tregojë hetusia. Prokuroria ka prova që nuk na i ka paraqitur, janë të fshehta. Seanca e sotme ishte për caktimin e masës së paraburgimit, ne si mbrojtje propozuam mundësinë e dorëzanisë prej 10 mijë euro dhe masën e arrestit shtëpiak”, tha Arsiq.
Siç shtoi ai, tani i takon gjykatës të marrë një vendim.
“Ne parashtruam arsyet tona se dyshimi nuk është i bazuar, se të dyshuarit jetojnë në Kosovë, se nuk do të ndikojnë te dëshmitarët dhe propozuam kushtin si garanci për të mohuar pretendimet e Prokurorisë. Gjithashtu deklaruam se është praktikë për personat që dyshohet se marrin menjëherë masën e rreptë të paraburgimit, masë që nuk ia arrin qëllimit, por vetëm ua vështirëson jetën njerëzve, si për shembull këta që janë të ndaluar për shkak se janë mbi 65 vjeç dhe në gjendje të rëndë shëndetësore do të shohim se çfarë do të vendosë gjyqtari”, tha Arsiq.
Mbrojtësi i Dragan Cvetkoviqit, avokatja Jovana Filipoviq, ka theksuar se të gjithë të arrestuarit janë mbi 65 vjeç dhe jetojnë në Kosovë.
“Gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor nuk i është paraqitur se për cilat vepra penale është ngarkuar, gjegjësisht ngjarje konkrete. Sa i përket Cvetkoviqit, si dhe të bashkëpandehurve tjerë, lirisht mund të them se nuk ka asnjë rrezik të arratisjes dhe se nuk ka dyshim të bazuar se i kanë kryer krimet për të cilat ngarkohen, kryesisht për shkak se janë mbi 65 vjeç, të gjithë jetojnë në Koovë, dhe nëse do t'i kishin kryer këto krime të rënda, sigurisht që nuk do të kishin jetuar në Kosovë për 25 vitet e ardhshme”, tha Filipoviq.
Siç tha ajo, ky është një rast tjetër ku dëshmitarët raportojnë një ngjarje të caktuar pas 25 vitesh.
“Pyetja që të gjithë ne si avokatë mbrojtës në çdo rast të krimeve të luftës e bëjmë është se dëshmitarët e kujtojnë një ngjarje të caktuar vetëm pas 25 vjetësh dhe pas 25 vitesh ka raportuar. Të gjithë këta njerëz ende jetojnë në territorin e Kosovës. Ata qëndrojnë këtu çdo ditë dhe i kanë premtuar gjykatës se do të përgjigjet në çdo seancë dhe se nuk do të ikë”, shtoi ajo.
Ajo theksoi se të arrestuarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, prandaj është e nevojshme që gjykata të caktojë masën e arrestit shtëpiak.
“Kemi sugjeruar që të caktohet masa e arrestit shtëpiak, një masë garancie apo edhe të dyja masat, nëse vlerësohet e nevojshme, para së gjithash për shkak se të gjithë janë në gjendje të keqe shëndetësore, kemi paraqitur edhe konstatimet mjekësore në gjykatë dhe përmendi rastin e të ndjerit Ilija Elezoviq, i cili ishte në paraburgim disa muaj, i cili pas disa muajsh paraburgimi u lirua për të vdekur me familjen e tij dhe ne i thamë gjykatës që ky rast të mos përsëritet”, ka përfunduar Filipoviq.
Policia e Kosovës ka arrestuar sot pesë serbë në Pasjan.
0 komentet