Marinkoviq: Interpretimet e Gjykatës për konstituimin e Kuvendit janë të qarta, dilema është nëse pushteti është i gatshëm t’i dëgjojë

Miodrag Marinković
Burim: Kosovo Online

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare CASA, Miodrag Marinkovq, është i mendimet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë interpretime të qarta të kornizës ligjore që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit, por se mbetet dilemë se si partitë politike, para së gjithash Vetëvendosje, i shohin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.


„Mendoj se Gjykata Kushtetuese ka dhënë interpretime të qarta të kornizës ligjore, veçanërisht në atë që ka të bëjë me pjesëmarrjen e pakicave, megjithatë ata kanë treguar se vullneti politik për konflikt, të cilin e kultivojnë gjatë gjithë kësaj kohe, është më i fortë se Kushtetuta dhe ligjet. Të paktën ashtu sillen. Prandaj, e vetmja dilemë në këtë rast është nëse kjo pushtet aktual është e gatshme t’i dëgjojë vendimet e gjykatës së vet. Asgjë tjetër“, tha Marinkoviq për Kosovo online.