Marinkoviq: Nevojitet prezencë më e madhe e Kfor në veri që sërbët të kenë ndonjë lloj sigurie
Gjithçka që ndodh në veri të Kosovës kërkon që Kfor të dalë nga roli momental pasiv me qëllim që komuniteti sërb të ketë një lloj mbrojtjeje, ka thënë drejtori egzekutiv i organizatës joqeveritare Qendra për Aksion Afirmues Shoqëror (CASA) Miodrag Marinkoviq duke përmendur se Kfor në këtë kuptim, është forca e vetme e armatosur ku komuniteti sërb ka besim.
Organizata CASA është një prej disa OJQ që kanë i përcjell apel publik Kfor-it të vendosë postblloqe kontrolli para institucioneve që ofrojnë shërbime për popullsinë maxhoritare në veri, ndërsa Marinkoviq bën të ditur se qëndrimi i kësaj organizate është që Kfor në fushëveprim të plotë, duhet të dislokohet nëpër rrugët e veriut të Kosovës.
"Të jetë para disa institucioneve, jo tek shkollat pasi ne nuk dëshirojmë ushtarë para shkollave, por tek disa lokacione kyçe në veri, në spitale, në rrugët kryesore në Mitrovicën e Kosovës, të themi, rritje e numrit të patrullimeve nëpër zonat sërbe. Kemi pamje dramatike të arrestimit të katër të rinjve para disa netësh, ku dhuna e përdorur ishte e dukshme. Nëse do të ishte Kfor diku në afërsi, diçka e tillë mund të parandalohej", thotë Marinkoviq për Kosovo onlajn.
Ai kujton se Kfor vepron si instancë e tretë e reagimit në kërcënimet e sigurisë, pasi e para është policia kosovare, e dyta është Euleks, por njëkohësisht thekson se ajo instancë e parë, pra policia kosovare në fakt është burim i kërcënimit të sigurisë për komunitetin sërb në veri të Kosovës.
“Kështu që mbarë ajo nomeklaturë e veprimit, e hedh në ujë situatën kur ata janë përgjegjës për sigurinë e komunitetit sërb në Kosovë ku në fakt janë ata që e cënojnë këtë komunitet. Kemi shumë shembuj të përdorimit të tepruar të forcës, në rastet e të shtënave ndaj kalimtarëve, kemi raportime të përditshme rreth asaj që policia në veri sillet shunshëm dhe në të tilla situata është e domosdoshme që komuniteti sërb të ketë ndonjë lloj mbrojtjeje. Kfor momentalisht është e vetmja forcë në të cilën komuniteti sërb ka besim për diçka të tillë dhe kjo ka qenë kërkesa jonë themelore”, ka sqaruar bashkëbiseduesi ynë.
Ai thotë se prej vitit 1999, Kfor është formacioni i vetëm i armatosur tek i cili komuniteti sërb ka deri diku një lloj besimi.
"Situata ka ndryshuar drastikisht vitin e fundit, dy, veçanërisht në veri pasi kemi kafshërinë e policëve të Kurtit, polici që është nën kontrollin direkt të qeverisë së Kosovës dhe nga ana tjetër Beogradin tërësisht të pafuqishëm që të parandalojë diçka të tillë. Në të tillë situatë komuniteti sërb akoma më shumë po orjentohet drejt Kfor si forcë e armatosur ku ka dëshmuar se mund të jetë një farë lloj garancie për sigurinë e komunitetit sërb në Kosovë, sidomos në veri, pasi falë Kfor, komuniteti sërb mbijetoi aty në vitin 1999”, bën të ditur Marinkoviq.
Pyetjes nëse pret që Kfor t’i përgjigjet apelit të tij, ai thotë se gjërat nuk funksionojnë kështu dhe se nëse do të ndodhte kështu, nevojitet mbarë sistemi i vendimarrjes në të cilën shoqëria civile nuk ka asnjë rol, por që u takon atyre të kërkojnë dhe propozojnë zgjidhje që janë funksionale dhe që në terren mundësojnë mbijetesën e komunitetit sërb.
"Ky ka qenë motivi themelor i deklaratës sonë dhe ky është motivi themelor i veprimtarisë sonë në takimet e panumërta në të cilat kemi patur dhe kemi me komunitetin ndërkombëtar për të nominuar idenë se Kfor duhet të marrë kompeteca më të mëdha në veri të Kosovës” tha ai.
Diçka të tillë sikurse shtoi ai, mund të pritet dhe nga Euleks, ndonëse sipas mandatit duhet të merret me monitorimin e policisë kosovare.
"Roli i tyre momentalisht është i padefinuar. Janë mjaft pasiv, tremben nga Prishtina, tremben nga Kurti, tremben për të mos humbur raportet që egzistojnë mes tyre, kështu që në këtë kuptim është tërësisht e panevojshme për jetë normale në veri të Kosovës. E madje mendoj se nuk është më e nevojshme të kemi Euleks në të tillë format në Kosovë”, bën të ditur Marinkoviq.
0 komentet