Maroeviq: Thelbi i deklaratës së Kuvendit të Shqipërisë për UÇK është presion mbarëshqiptar ndaj gjykatës
Redaktori i portalit në internet të RTS Rade Maroeviq thotë se thelbi i miratimit të deklaratës në Kuvendin e Shqipërisë për mbështetjen e liderëve të UÇK që gjykohen në Hagë, është presion mbërashqiptar ndaj Gjykatës Speciale që të marrë vendim për lirimin e Hashim Thaçit dhe ish liderëve të tjerë të UÇK por thekson që nuk mund të dihet nëse kjo lëvizje e Tiranës do të ketë ndikim tek gjykata.
Sikurse bën të ditur Maroeviq për Kosovo onlajn, rrethanat në të cilat Gjykata Speciale vendos nuk janë të njohura. Në dallim nga Tribunali i Hagës, ku sikurse thotë egzistonte pamje e qartë rreth asaj se çka ndodhte pas kulisave, në këtë gjykatë kjo nuk dihet, as nuk dihej se si po shkonin hetimet.
“Kjo gjykatë sipas opinionit tim, bëri punë shumë serioze sesa bëri më parë Tribunali i Hagës për rastet në lidhje me UÇK. Dhe rasti i Limajt dhe Haradinajt, që ishin në tribunal, u ndoqën nga shumë polemika, nisur nga zhdukja e dëshmitarëve. Këtu këtë nuk e kemi në atë masë. Dhe kur ndodhi diçka, menjëherë njerëzit arrestoheshin dhe mbaheshin në paraburgim. A do të jetë vendimi i gjykatës politik dhe jo realisht ligjor, këtë nuk e dimë, por që sapo gjykoni politikanët, kjo deri diku quhet proçes politik. Nuk mund të përjashtohet nga e gjithë kjo pamja rreth asaj çka ndodhi, çka po ndodh sot dhe çfarë pritet që të ndodhë në Kosovë në të ardhmen", thotë Maroeviq.
Ky i fundit bën të ditur se tentativave të Shqipërisë, i’u bashkuan dhe njerëz nga administrata e atëhershme në Uashington dhe kujton se dëshmitarët e mbrojtjes ishin ish-komandanti i NATO Uesli Klark, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Xhejms Rubin, ndihmës shefi i UNMIK Xhok Kovi dhe Kristofer Hill, i cili në atë kohë ishte ambasador në Maqedoni.
"Politikisht, tentojnë që proçesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve me procedurat e provave, t’a hedhin në ujëra politike dhe kjo ka qenë e qartë prej shumë kohësh. Nga ai fjalimi i Uesli Klark në fund të dëshmisë, është e qartë se në cilin drejtim do të shkojë. Të krijojë një imazh politik të rëndësisë së liderëve të UÇK që nuk do të rrezikonte pamjen që është krijuar ndërkohë për UÇK dhe e dyta, që të garantohet lirim nga akuzat sesi të mos shembet gjithçka që është bërë ndërkohë", vlerëson bashkëbiseduesi ynë.
Sipas vlerësimit të tij, nëse vendimet janë dënuese dhe vërtetohet se krime të caktuara janë kryer në territorin e Shqipërisë, kjo nuk do të ndikojë në imazhin e saj.
"Nëse kthehemi në vitet 1998 dhe 1999, veriu i Shqipërisë ishte zonë pa pushtet. Në atë kohë mbretëronte anarki e plotë në atë zonë. Kur nisi lufta, ushtria shqiptare qëllonte përtej kufirit Ushtrinë e Jugosllavisë. Shqipëria doli nga trazirat vetëm në vitin 1997 dhe ishte shtet mjaft i brishtë, destabil me shumë probleme se kushdo në zonën përreth. Nuk besoj se imazhi i tanishëm i Shqipërisë do të kishte ndikim nëse do të vërtetohej se egzistonin kampe torturash, se vriteshin njerëz dhe që është vërtetuar në disa raste të tjera. Disa nga kundërshtarët e UÇK, shqiptarë, u vranë, madje dhe në Tiranë. Mendoj se motivi kryesor i rezolutës së miratuar nga parlamenti i Shqipërisë dhe demonstratave që u zhvilluan më herët në Tiranë nuk është ajo që të 'lajë' Shqipërinë, por shpëtimi i liderëve të UÇK", thotë Maroeviq.
Sikurse shton, përherë duhet të kujtohet dhe ajo se qeveria e Shqipërisë me Edi Ramën në krye që është socialist dhe se socialistët qysh në fillim kanë qenë shumë të afërt me UÇK kohë më parë qysh kur në krye të saj ishte Fatos Nano dhe Pandeli Majko.
"Egzistojnë dhe lidhje të ndryshme politike dhe kjo është një çështje mjaft e thjeshtë, ata dëshirojnë që liderët e UÇK të lirohen", konkludon Maroeviq.
0 komentet