Marseniq: Shqiptarët duan një komb etnikisht të pastër, regjistrimi në Kosovë është një lëvizje taktike e represionit ndaj serbëve
Shqiptarët kanë nevojë për një komb të pastër etnikisht dhe vetë projekti i Kosovës së pavarur është i përkohshëm derisa të jepet drita jeshile për t'i hapur rrugën një “Shqipërisë së madhe”, vlerëson për Kosovo online Marija Marseniq, sociologe nga Instituti për Studime Evropiane. Ajo e sheh regjistrimin e popullsisë të planifikuar për në prill si një tjetër lëvizje taktike të represionit ndaj popullatës serbe.
“Sa i përket çështjes së formimit të një kombi të ri kosovar në ato vise, më duket shembull interesant që në letërnjoftimet e të ashtuquajturës Kosovë, kombësia është e shënuar si “kosovare”. Para së gjithash, kjo është bërë për t'u paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare dhe perëndimit kolektiv si një përfshirje në dukje e serbëve dhe shqiptarëve dhe popujve të tjerë që jetojnë në territorin e Kosovës dhe Metohisë dhe barazimi i tyre. Mirëpo, qëllimi është sigurisht krejtësisht tjetër”, beson Marseniq.
Ajo thekson se qeveria e Kosovës në fakt dëshiron të dëshmojë nga njëra anë se numri i shqiptarëve po zgjerohet, por se ekziston edhe çështja e serbëve të cilët në këtë mënyrë veçohen nga identiteti i tyre kombëtar.
“Sigurisht që qëllimi nuk është ndonjë histori për gjithëpërfshirje dhe barazi, por që synimi është i njëjtë për Tiranën dhe Prishtinën, edhe pse ka mosmarrëveshje të caktuara politike, dhe kjo është sigurisht formimi i një ‘Shqipërie të madhe’”, thotë bashkëbiseduesja jonë.
Marseniq beson se ata do të deklarohen si shqiptarë në regjistrim, sepse kanë nevojë për një komb të pastër etnikisht.
“Deklarimi i kombësisë si kosovar është i përkohshëm, sepse në mesin e tyre shtrohet edhe çështja se çfarë është kosovari. A është shqiptar nga Kosova e Metohia apo është diçka tjetër. Prandaj, ata kanë nevojë për një komb të pastër etnikisht dhe vetë projekti i të ashtuquajturës Kosovë e pavarur është gjithashtu i përkohshëm. Kështu thonë zyrtarë të të ashtuquajturës Qeveri e Kosovës. Projekti i të ashtuquajturës Kosovë e pavarur është i përkohshëm derisa të jepet drita jeshile për aneksimin dhe hapjen e rrugës drejt Shqipërisë së madhe”, përfundon ajo.
I pyetur se çfarë do të thotë regjistrimi për serbët në Kosovë, ajjo thotë se në asnjë rast nuk do të tregojë gjendjen reale në terren.
“Përkundrazi, ata duan që regjistrimi të tregojë një numër më të vogël të serbëve se sa ka në Kosovë dhe Metohi dhe gjithashtu mund të presim që Prishtina të bllokojë ardhjen e njerëzve në adresat ku janë regjistruar dhe ku kanë jetuar deri në ardhjen e Albin Kurtit në pushtet. Natyrisht, për shkak të represioneve të regjimit të tij, një numër i madh i serbëve që jetonin në Kosovë e Metohi u detyruan të largohen nga vatrat e tyre shekullore, dhe nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre gjatë periudhës kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë. Në përgjithësi, pozita e serbëve në Kosovë dhe Metohi është më e keqja deri më tani, dhe çdo ditë jemi dëshmitarë të vuajtjeve dhe keqtrajtimit të serbëve në veri dhe në jug të Ibrit, ku shqiptarët u kujtojnë serbëve se nuk kanë të drejta në ato zona”, thotë ajo.
Ajo shton se duhet theksuar gjithashtu se shumë shqiptarë nga Kosova kanë nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi dhe se të njëjtët persona figurojnë si shtetas në vende të ndryshme.
“Regjistrimi i popullsisë në çdo rast duhet të shërbejë si bazë për formimin e jetës shoqërore dhe politike të një populli dhe për të përshkruar e për të treguar e për të ofruar një kuptim të përgjithshëm të peizazhit demokratik të një populli,dhe të mos shërbejë si burim tensionesh dhe konfliktesh, kështu që në çdo rast ky regjistrim i popullsisë nuk do të shkojë në duart e serbëve sepse do të çojë në zvogëlimin e mundësive të tyre politike dhe më tej në zonën e Kosovës dhe Metohisë. Sigurisht, tani ka shumë aspekte, nga planifikimi socio-ekonomik, sistemi arsimor, punësimi, përmes analizës së mbrojtjes sociale, përmes shëndetit publik dhe shërbimeve shëndetësore dhe sigurisë, deri në shpërndarjen e burimeve dhe politikave qeveritare në aspektin e përfaqësimit politik të njerëzve në nivele të ndryshme të qeverisjes”, përfundon Marseniq.
komentet