Me kërkesë të NATO-s, Turqia dërgon forca speciale në Kosovë

Kfor u Leposaviću
Burim: Kosovo Online

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur se me kërkesë të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s batalioni i caktuar i forcave speciale ka filluar përgatitjet për transferimin e ushtarëve turq në kazermën “Sulltan Murati” në Kosovë deri më 5 qershor, raporton agjencia Anadoly.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë, lidhur me ngjarjet në Kosovë, thuhet se Turqia vazhdon të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global në kuadër të misioneve të KB, NATO, BE dhe OSBE si dhe marrëdhënieve bilaterale.

Në këtë kontekst Ministria bën të ditur se po ndjek nga afër zhvillimet në Ballkan, si një rajon me vlera të përbashkëta historike dhe kulturore me Turqinë.

Thuhet se Turqia shpreh qëndrim konstruktiv dhe u bën thirrje palëve që të përmbahen në zgjidhjen e ngjarjeve të fundit përmes dialogut në pjesën veriore të “vendit mik dhe vëlla të Kosovës”, çka dëmtojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Pas ngjarjeve në Kosovë, me kërkesë të Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO/Napoli, batalioni i njësisë speciale nën komandën e brigadës sonë të 65 të mekanizuar të këmbësorisë, i cili më parë ishte dislokuar si pjesë e forcave të NATO në Kosovë, u caktua si njësi rezervë dhe kanë startuar përgatitjet për transferimin e tij” thuhet në deklaratë.