Me short për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb

Srpska lista u skupštini
Burim: Facebook

Ndonëse shumica e deputetëve të komunitetit sërb propozuan kandidatin e tyre Sllavko Simiq për nënkryetar, meqenëse ai nuk mori shumicën e votave të të gjithë deputetëve, kryetari i Kuvendit Dimal Basha vendosi që i fundit nga pesë nënkryetarët të zgjidhej me short.

Pas tre tentativave të dështuara për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb, kryetari i sapozgjedhur i parlamentit, Dimal Basha, vendosi që i fundit nga pesë nënkryetarët të zgjidhej me short.

Sipas Rregullores së Punës së Parlamentit të Kosovës, kandidatët për nënkryetar nga radhët e komunitetit sërb propozohen nga shumica e përfaqësuesve të komunitetit sërb (Neni 12, paragrafi 6). Lista Sërbe zë nëntë nga dhjetë vendet e deputetëve të parashikuara për komunitetin sërb. Mandati i dhjetë i deputetit i destinuar për sërbët i përket Nenad Rashiqit.

Në Nenin 12 të Rregullores së Punës (paragrafi 7), thuhet se në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6 të këtij neni, propozimi i kandidatëve bëhet me short, në prani të përfaqësuesve të komuniteteve përkatëse.

Kjo proçedurë drejtohet nga Kryetari i Kuvendit.

Megjithatë, nëntë nga 10 deputetët e komunitetit sërb, tri herë propozuan deputetin e Listës Sërbe Sllavko Simiq, për nënkryetar kuvendi, por ai asnjëherë nuk mori shumicën e nevojshme të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve të pranishëm.

Pas një pushimi të shkurtër, Basha theksoi se do të vazhdonte me pikën e katërt të rendit të ditës, zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti sërb dhe ftoi deputetët e Listës Sërbe të merrnin pjesë në short.

Basha theksoi se Lista Sërbe refuzon të marrë pjesë në short, por që shorti do të vazhdojë me praninë e sekretarit dhe një deputeti. Njoftoi se bazuar në short, propozimi i parë që u zgjodh ishte deputetja e Listës Sërbe, Verica Qeraniq.

Ai më pas konstatoi se 94 deputetë ishin të pranishëm, çka do të thotë se ka kuorum dhe bëri thirrje për votim. Megjithatë, Verica Qeraniq nuk mori asnjë votë të vetme, kështu që u vendos që të nxirrej kandidati tjetër me short.

Verica Qeraniq sërish u shortua, por edhe kësaj here votimi ishte i pasuksesshëm, sepse 50 deputetë votuan kundër, 20 abstenuan dhe asnjë nuk ishte pro.

Kandidati tjetër sipas shortit ishte Stefan Kovaçeviq, por as ai nuk mori asnjë votë pro, ndërsa kishte 48 kundër dhe 19 abstenime.

Emri tjetër që u shortua ishte deputetja e Listës Sërbe Lilana Stefanoviq, por ajo refuzoi të ishte kandidate, kështu që emri i saj u eliminua nga lista e votimit.

Pas kësaj, Verica Qeraniq për të tretën herë u shortua pas së cilës dhe ajo tha se nuk dëshironte të ishte kandidate.

Pas kësaj, në short u tërhoq emri i Nenad Rashiqit i pari në listën e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Basha konstatoi se në sallë ishin prezent 95 deputetë, pas së cilës 55 deputetë votuan pro Rashiqit, një kundër dhe shtatë abstenuan. Lista Sërbe nuk mori pjesë në votim.

Basha kujtoi se nevojiten 61 vota për t'u zgjedhur nënkryetar, pas së cilës seanca u ndërpre.

Seanca tjetër është planifikuar për të enjten në orën 11:00.

Analisti politik Albert Krasniqi tha se procedura për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet jo-shumicë, duhet të përsëritet, sepse sipas fjalëve të tij, metoda që u aplikua nuk është në përputhje me Kushtetutën.

Zgjedhja e tyre duhet të kryhet me një votim, në bllok, për të dy kandidatët”, tha Krasniqi.

Ky i fundit tha se kandidati nga komuniteti sërb, mund të propozohet vetëm nga Lista Sërbe dhe jo nga partitë e tjera.

“Kandidati për nënkryetar nga komuniteti sërb, mund t’a propozojë vetëm nga Lista Sërbe e cila përfaqëson shumicën e deputetëve nga ky komunitet dhe jo nga subjektet e tjera politike”, shkruan ai në Faejsbuk.

Krasniqi shtoi se aktivizimi i procedurës së shortit, mund të bëhet vetëm në rastet kur nuk ka propozime dhe duhet të bëhet në prani të përfaqësuesve të komunitetit përkatës. Ai thotë se pa pjesëmarrjen e Listës Sërbe, shorti nuk mund të mbahet.