Zgjidhen katër nënkryetarët e parlamentit, refuzohet kandidati i propozuar nga Lista Sërbe

Skupština Kosova
Burim: Kosovo Online

Në vazhdën e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deri më tani janë zgjedhur tre nënkryetarë të propozuar nga tre partitë më të mëdha, kështu që në këtë mbledhje do të jetë Albulena Haxhiu që kandidon nga Vetëvendosja, Vlora Çitaku me propozim të PDK dhe Kujtim Shala si kandidat i LDK. Nga dy vendet e nënkryetarëve që u takojnë komuniteteve jo-shumicë, në njërën u zgjodh Emilia Rexhepi si përfaqësuese e popullit boshnjak. Pasi Sllavko Simiq në krye të Listës Sërbe, në të tre rastet nuk mori shumicën e nevojshme për vendin e dytë të nënkryetarit, u mbajt short ku gjithashtu dështoi, kështu që seanca u ndërpre.

Gjatë votimit për tre nënkryetarët nga radhët e tre partive më të mëdha, kryetari i parlamentit Dimal Basha tha se në sallë ishin 110 deputetë. Pro të treve u votuan "në paketë" dhe propozimi mori mbështetjen e 101 deputetëve, askush nuk ishte kundër, ndërsa nëntë deputetë nga Lista Sërbe abstenuan.

Pas kësaj, u kalua tek zgjedhja e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Deputeti Elbert Krasniqi propozoi Emilia Rexhepin si kandidate për nënkryetare nga komuniteti pakicë jo-sërb dhe kërkoi që për të, të votohet veçmas nga kandidati sërb.

Pas tij, deputeti i Listës Sërbe Igor Simiq, duke kujtuar se kjo parti ka nëntë nga 10 mandate të garantuara për komunitetin sërb, propozoi Sllavko Simiqin për nënkryetar të parlamentit.

Simiq ka folur sërbisht çka deputetë të caktuar e pritën me indinjatë, por pas disa minutash vendosën kufjet për të dëgjuar përkthimin.

Pas Simiqit, në foltore ka dalë deputeti i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq ku propozoi veten për nënkryetar parlamenti nga komuniteti sërb.

"Kurrë derimë tani nuk e kam propozuar veten, por që tani do ta bëj pasi nuk ishim të përfaqësuar adekuatisht në këtë dhomë të lartë në dy mandatet e fundit", tha Rashiq duke deklaruar se kjo është në përputhje me Kushtetutën.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, konstatoi se nuk egziston konsensus për kandidatët nga komuniteti sërb, kështu që tha se do të votohen veçmas.

Më pas i luti deputetët të shprehen për propozimin që Rexhepi të jetë nënkryetare e parlamentit, për të cilin votuan 73 deputetë, ndërsa një deputet ishte kundër dhe 23 abstenuan.

Pas kësaj, u kalua tek votimi për nënkryetarin nga radhët e popullit sërb. Në sallë para këtij votimi ishin 108 deputetë.

Megjithatë, për Sllavko Simiqin votuan 10 deputetë, 55 prej tyre ishin kundër, ndërsa 23 abstenuan, kështu që Basha ftoi Listën Sërbe të propozonte sërish një kandidat për nënkryetar.

Igor Simiq sërish në emër të Listës Sërbe, propozoi Sllavko Simiqin.

Dhe në tentativën e dytë për Simiqin votuan 10 deputetë, ndërsa kundër ishin 56 dhe abstenuan 21 deputetë.

Dhe herën e tretë Basha ftoi Listën Sërbe që të propozojë kandidatin e vet, ndërsa Simiq për të tretën herë propozoi Sllavko Simiqin.

Ai konstatoi se Rregullorja për punën e parlamentit është shkelur kur është vendosur që për kandidatët nga komunitetet joshumicë votohet veçmas, duke kujtuar kështu deputetët thëniet e tyre që dëshirojnë që të mbajnë sundimit e ligjit, i thirri ata që të mbështesin zgjedhjen e Sllavko Simiqit.

Dhe herën e tretë Simiq mori mbështetjen e 10 deputetëve, ndërsa 56 ishin kundër dhe 21 ishin abstenime.

Dhe sërish Igor Simiq qëndroi në foltore dhe sikurse tha, i përmbahet tërësisht Rregullores së punës dhe për të katërtën herë propozoi të njëjtin emër.

Basha megjithatë reagoi duke thënë se në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një kandidat për nënkryetar, mund të votohet vetëm tri herë.

Simiq i’u kthye se nuk është ai që mund të interpretojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se rregulli për votimin jo më shumë se tre herë, ka lidhje vetëm me zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, por Basha qëndroi në të vetën duke thënë që kjo rregullore vlen si për zgjedhjen e kryetarit ashtu dhe të nënkryetarit.

Ndërkaq Simiq qëndroi në të tijën duke propozuar sërish Simiqin duke thënë se ky është propozim kompromisi.

Basha pas kësaj thirri përfaqësuesit e grupeve parlamentare për konsultime dhe më pas njoftoi se qëndrimi i tij që për Simiqin nuk mund të votohet më dhe se kandidati nga radhët e komunitetit sërb do të zgjidhet me short.

Pas një pauze të shkurtër, Basha theksoi se do të vazhdohet me pikën e katërt të rendit të ditës me zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti sërb dhe ftoi deputetët e Listës Sërbe që të merrnin pjesë në short.

Basha theksoi se Lista Sërbe refuzoi të merrte pjesë në short por që kjo do të bëhet nën praninë e sekretarit dhe një prej deputetëve. Njoftoi se në bazë të shortit, Verica Qeraniq, si kandidate e parë, u zgjodh deputete nga Lista Sërbe.

Ai më pas konstatoi se të pranishëm ishin 94 deputetë çka përbënte kuorumin e nevojshëm dhe i ftoi për votim. Megjithatë Verica Qeraniq nuk mori asnjë votë, kështu që u vendos që me short të përzgjidhej kandidati i dytë.

Sërish u tërhoq Verica Qeraniq por që kësaj radhe votimi ishte i pasuksesshëm pasi 50 deputetë votuan kundër, 20 ishin abstenues dhe askush pro.

Kandidati pasues sipas shortit ishte Stefan Kovaçeviq por as ai nuk mori asnjë votë pro, ndërsa kundër ishin 48 dhe abstenues 19.

Emri pasues që u tërhoq ishte deputetja e Listës Sërbe Lilana Stefanoviq, por që ajo refuzoi të ishte kandidate dhe emri i saj u eleminua nga lista e votimit.

Më pas për të tretën herë u tërhoq emri i Verica Qeraniqit pas të cilës dhe ajo tha se nuk dëshiron që të jetë kandidate.

Pas kësaj, shorti tërhoqi Nenad Rashiqin në krye të Partisë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë. Basha konstatoi se në sallë ishin prezent 95 deputetë, pas të cilës pro Rashiqit votuan 55 deputetë, njëri ishte kundër, ndërsa shtatë abstenuan. Lista Sërbe nuk mori pjesë në votim.

Basha kujtoi se nevojiten 61 vota që të zgjidhet nënkryetari, pas kësaj seanca u ndërpre. 

Ajo do të vazhdojë të premten në orën 11:00.