Mendime kontradiktore rreth peticioneve në veri: Krasniqi është i sigurt se së shpejti do ketë zgjedhje, Ugljanin skeptik

Debata u Čaglavici
Burim: Kosovo Online

Mendime diverse janë dëgjuar sot nga pjesmarrësit në debatin "Efikasiteti dhe ndikimi i peticioneve të qytetarëve si faktor për arritjen e të drejtës dhe ndryshimit në shoqëri" në Media qendrën e Çagllavicës e kështu ministri për administratën dhe vetqeverisjen vendore Elbert Krasniqi shpreh bindjen se së shpejti do të ketë zgjedhje në veri të Kosovës, ndërsa drejtues të Këshillit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin për këtë çështje është skeptik pasi nuk egziston ligj rreth referendumeve.

Pas refuzimit të kërkesës për referendum për revokimin e vendimit rreth ndarjes së truallit pranë remontit Ushtarak në Mitrovicën e Veriut, opinioni është në dyshim nëse i njëjti fat i pret edhe peticionet për shkarkimin e kryekomunarit.

Kryetari i Demokracisë Sërbe, Aleksandar Arsenijeviq, me rastin e refuzimit të kërkesës për referendum për tërheqjen e vendimit rreth ndarjes së truallit pranë remontit Ushtarak ndonëse mbledhjes së mjaftueshme të numrit të nënshkrimeve, theksoi se me mungesën e mekanizmave për të kontrolluar institucionet, nuk ka as demokraci.

“Nëse kjo është përgjigja zyrtare që do të gjykojë, atëherë do të thotë se çdo vendim qysh prej vitit 2008, çdo rregullore komunale, nuk është në frymën e demokracisë dhe nuk ka legjitimitet. Parakusht për një shoqëri multietnike është demokracia, ndërsa nëse ajo nuk është aty, nuk ka asgjë tjetër. Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale ka lidhje për shkarkimin apo tërheqjen e kryekomunarit, ndërsa në nenin 71 shkruhet se me 10% të nënshkrimeve nga qytetarët shkohet në referendum për tërheqejen e të tillë vendimi. Ne kemi mbledhur numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve, i dorrëzuam tek kryetari i Kuvendit Komunal Ugljanin dhe përsa na përket ne, si qytetarë kemi përmbushur pjesën tonë”, tha Arsenijeviq.

Ky i fundit shtoi se qytetarët nuk mundet të vuajnë sepse nuk egziston Ligj për referendumin.

“Ne i propozuam komunës që të vendoset moratorium për këtë vendim, derisa referendumi nuk miratohet apo nuk bëhet ligj. Kemi durim”, tha Arsenijeviq dhe kërkoi sqarime nga ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Kosovës Elbert Krasniqi.

Kryesuesi i KK të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, pohon se Arsenijeviq edhe para iniciativës për nisjen e peticionit, e dinte me herët përgjigjen përfundimtare.

“Vetë kërkesa është faktikisht jologjike sepse thotë “Kërkesë për konfirmimin e aktit komunal përmes referendumit lokal”. Këtu është fundi. Kur nuk egziston Ligj rreth referendumit dhe në vetë kërkesën shkruhet ‘deri në përmbushjen e kushteve për organizimin e referendumit lokal të parashikuar në ligj’. Nuk egziston Ligj për referendum dhe për këtë është refuzuar”, tha Ugljanin.

Ai ka thënë se dhe kërkesa për shkarkimin e kryekomunarit është jologjike sipas të cilës është mjaft skeptik për këtë çështje.

“Patatja e nxehtë tashmë është në duart e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Sesi do të vijojë procesi duke qenë se Udhëzimi Administrativ nuk mund të jetë më i fortë se ligji apo kushtetuta...Besoj se është rrethanë rënduese pasi nuk egziston Ligj rreth referendumit. Unë këtë e kam ndeshur i pari në veri çka ndoshta më së shumti i ka shqetësuar mbledhësit e peticionit dhe Listën Sërbe”, tha Ugljanin.

Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Elber Krasniqi, nga ana tjetër, ka speguar se si do të përfundojë procedura.

“Përsa i përket nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i cili parashikon si një nga mënyrat e shkarkimit nga funksioni të kryekomunarit përmes peticionit, gjithçka është në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe procedurën e parashikuar në Udhëzimin Administrativ.

Kjo nuk ka lidhje me referendumin i cili këtu hyn herë pas here, qëllimishëm apo jo. Neni 72 është baza ligjore nga e cila buron Udhëzimi Administrativ, i ndërtuar në konsultim me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, që është në shërbim të qytetarëve si instrument demokratik. Pres që kjo procedurë të vazhdojë edhe më tej” tha Krasniqi.

Kryetari i Lëvizjes Popullore Sërbe Milija Bishevac beson se zgjidhja e vetme është që kryekomunarët të paraqesin dorëheqjen dhe të tërheqin të gjitha vendimet e marra, ndërsa ndërkohë të organizohen "zgjedhje normale e demokratike".

"Qëndrimi im qysh prej fillimit është se nuk duhej të hyhej në të tillë proces. Udhëzimi Administrativ thotë se '50 plus 1'% e qytetarëve që dalin dhe votojnë në referendum. Ne para së gjithash duhet të shikojmë pas tek kjo se numër shumë i madh i njerëzve kanë braktisur Kosovën, listat zgjedhore nuk janë të përditësuara, një numër i madh njerëzish ndërkohë kanë ndërruar jetë, nuk janë shuar nga listat….Mendoj se numrat në listat zgjedhore nuk janë reale, ndërsa numër i madh i të rinjve kanë probleme serioze me atë të dhënies së shtetësisë së Kosovës sesi të mund të shkruhen në listat zgjedhore” ka thënë Bishevac.