Uglanin: Pranuam peticionin me 4.148 nënshkrime, nuk egziston kuadri ligjor për referendum
Udhëheqësi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Uglanin konfirmon për Kosovo onlajn se sot në orën 13 nga grupi iniciator i qytetarëve është pranuar peticioni për shkarkimin e kryekomunarit të Mitrovicës së Veriut Erden Atiq dhe se në tre ditët e ardhshme peticioni do t’i dërgohet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për verifikim.
"Sot grupi iniciator për mbledhjen e peticionit për shkarkimin e kryekomunarit në orën 13 dorëzuan listën me nënshkrime në kuadër të udhëzimit administrativ. Ne pranuam të tillë kërkesë dhe peticion. Ata i dorrëzuan me procesverbal dhe ne si Kuvend Komunal i Mitrovicës së Veriut në kohë rekord pranuam peticionin dhe gjithçka kaloi mirë” ka thënë Uglanin.
Ai përmendi se në procesverbalin e tyre shkruhet se kur ka filluar dhe ka përfunduar peticioni dhe janë mbledhur 4148 nënshkrime.
“Kjo do të thotë se numri është më i madh se 20%. Ne menjëherë pas kësaj vurëm në dijeni Ministrinë e Vetëqeverisjes Vendore dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se pranuam peticionin nga grupi nismëtar dhe dihet gjerësisht se afati ligjor prej tre është që të t’a dorëzojmë peticionin në KQZ të cilin unë si kryetar sigurisht që do t’a përfundoj”, theksoi ai.
Bashkëbiseduesi ynë tha se përsa i përket mbledhjes së atij 20%, pra 3640 nënshkrimeve, ai hap ka përfunduar.
“Hapat e mëtejshëm janë sigurisht që KQZ duhet të verifikojë këto nënshkrime dhe t'i referohet instancave më të larta për mbledhjen e nënshkrimeve apo shpalljen e referendumit prej 50% plus një votë. Duke pasur parasysh vështirësitë që ka tashmë kuadri ligjor, nuk egziston kuadri ligjor rreth referendumit. sigurisht që KQZ duhet t’a përcjellë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për votim Ligjin për referendumet e më pas shkon për t’u aprovuar tek presidentja e Republikës së Kosovës, e pastaj shpallja e zgjedhjeve dhe referendumit për shkarkimin e kryekomunarit” ka thënë Uglanin.
0 komentet