Michel: Samiti në Tiranë është i rëndësishëm për bashkëpunimin në rajon dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE

Šarl Mišel
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha sot, me të mbërritur në Tiranë, se Samiti në kuadër të Procesit të Berlinit, që po mbahet sot, është i një rëndësie thelbësore për Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin në rajon dhe afrimit me BE.

"Ky samit është i një rëndësie thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Është shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin në rajon dhe për afrimin me Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar që zgjerimi të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur," tha Michel për mediat para fillimit të Samitit.

Siç thekson ai, është gjithashtu e rëndësishme që të ratifikohen marrëveshjet e dakorduara më parë.

“Është gjithashtu e rëndësishme që puna e përbashkët ta bëjë Ballkanin Perëndimor edhe më afër BE-së, sepse jam i bindur se ky është një investim në paqe dhe prosperitet”, tha Michel.