Mijaçiq: Egziston progres në negociatat për BKS, parakusht zgjedhjet në veri
Koordinatori i Grupit Punues të Konventës Kombëtare të Bashkimit Europian për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, beson se egziston progres në negociata kur është fjala rreth Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe shton se kjo më mirë mund të shikohet në tonin e mesazheve të kryeministrit kosovar Albin Kurti i cili shumë herë është shprehur pozitivisht rreth dokumentit që është në tryezë.
Mijaçiq për Kosovo Onlajn spegon se rreth dokumentit për BKS, nuk dimë shumë, por javën e kaluar në mediat shqiptare doli drafti i asaj marrëveshjeje, për të cilin thotë se me shumë mundësi është i besueshëm.
“Duke lexuar atë dokument, shikojmë se Sërbia nuk ka shumë argumente që atë të mos t’a pranojë sepse është kryer në përputhje me atë që është dakordësuar në vitet 2013-2015. Ndërsa pala prishtinase patjetër do të kërkojë pranimin zyrtar të marrëveshjes së arritur më herët këtë vit në Bruksel dhe më vonë dhe aneksin e tij në Ohër. Kështu që shumë shpejt mund të presim që si njëra palë dhe tjetra, të angazhohen më shumë për realizimin e të gjitha dispozitave nga Brukseli dhe Ohri. Kështu që shpresoj se shumë shpejt do të shikojmë miratimin e versionit të statutit të BKS si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë”, beson Mijaçiq.
Ky i fundit shton se negociatat e djeshme në Bruksel kanë për qëllim të përgatisin raund të ri negociatash mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, ku do të finalizohen të gjitha dispozitat e zotuara nga të dyja palët.
“Ai proces negociues rreth parimeve kyçe tashmë ka përfunduar. Këto takime që u mbajtën dje, kanë për qëllim përgatitjen e raundi të ri negociatash mes Kurtit dhe Vuçiqit, ku do të shkohet drejt finalizimit të të gjitha dispozitave për të cilat dy palët janë zotuar. Diku problemi më i madh për Prishtinën dhe Beogradin është komunikimi dhe pranimi i dispozitave, kështu që pas dialogut secila palë të dalë dhe prezantojë qëndrimet e veta se me vendosmëri kanë mbrojtur atë që përfaqësojnë. Megjithatë procesi i dialogut po merr rrugën e vet dhe do të rezultojë në atë për të cilën u angazhuan Kurti dhe Vuçiq” tha Mijaçiq.
Ky i fundit thekson se takimi i ardhshëm i dhjetorit i Këshillit Europian është shumë i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Sërbinë, sepse do të vendosë për rrugën e tyre të ardhshme drejt BE.
“Egziston një takim shumë të rëndësishëm, që është takimi i Këshillit Europian më 14-15 dhjetor dhe në të përfaqësuesi i lartë i BE Zhozef Borelli, do t'u raportojë kryeministrave dhe shteteve të BE, për rezultatet e dialogut mbi bazën e të cilit do të vendoset nëse dhe si do të përparojë Sërbia dhe Kosova drejt BE. Ky është takim shumë i rëndësishëm në këtë pjesë të vitit dhe besoj se nëse do të ketë ndonjë rezultat, do të jetë tek ky takim dhe vetë zbatimi i marrëveshjes do të presë Vitin e Ri dhe muajt pas janarit” spegon ai.
Mijaçiq shton se tentativa rreth formimit të BKS, nuk do të japë fryte nëse nuk shkohet drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna sërbe në veri të Kosovës.
“Sinqerisht, mendoj se nuk do të ketë rezultate konkrete në lidhje me gjendjen e BKS nëse nuk shkohet deri në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kjo është pjesë e këtyre negociatave. E dimë që në Ohër u bë gabim i tillë, se nuk ishin në negociata zgjedhjet, por parimet për zbatimin e marrëveshjes dhe kur erdhën zgjedhjet e jashtëzakonshme, komuniteti sërb, pasi nuk kishte propozim konkret, nuk mori pjesë në zgjedhje. Kështu që edhe tani nëse nuk organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, kam frikë se të gjitha këto përpjekje për të formuar BKS, nuk do të japin fryte. Ndaj tani ajo për të cilën po negociojnë Bislimi dhe Llajçak është një hartë sekuenciale, e cila përcakton paralelisht detyrimet e njërës dhe të palës tjetër në gjashtë muajt e ardhshëm. Diçka do të bëjë Sërbia, diçka Kosova, pritet që hapi i parë të jetë miratimi i draft-statutit të BKS, apo dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, pastaj Sërbia do të lëshojë ndonjë koncesion për këtë hap. E pastaj pritet miratimi i statutit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pres që e gjithë kjo mund të organizohet për gjashtë deri në nëntë muaj” përmbyll Mijaçiq.
0 komentet