Mijaçiq: Kurti ushtron presion sistematik tek sërbët me qëllim për t’i zhvendosur nga Kosova
Koordinatori i Grupit të Punës së Konventës së BE për bashkëpunim mes Beogradit dhe Prishtinës Dragisha Mijaçiq ka thënë sot se kryeministri kosovar Albin Kurti ushtron presion sistematik tek sërbët me qëllim që komuniteti sërb të detyrohet të zhvendoset dhe të çojë deri aty që ky komunitet të mos përfaqësojë më asnjë faktor politik në Kosovë, transmeton RTV.
Mijaçiq për Tanjug ka thënë se ngjarjet e fundit prej shembjes së çadrës sërbe dhe parrullës e deri tek vendosja e tabelës Kosova dhe heqjes së dinarit është pikërisht "modeli kroat", të cilën Kurti ka bërë të ditur si platformën e tij për dialog.
"Kurti ka për qëllim të piketojë pavarësinë e vet, të etiketojë sovranitetin në hapësirën e Kosovës dhe ai përgjatë gjithë kësaj kohe ushtron presion me qëllim në realizimin e qëllimit të vet. Gjithashtu nga ana tjetër, dialogu për të nuk ka interes dhe ai këtë e bëri të ditur kur erdhi në pushtet, se dialogu nuk ishte mes prioriteteve në të cilat do të donte të bisedonte. Ai në këtë mënyrë performon në të gjitha frontet e mundshme” ka thënë Mijaçiq.
Ky i fundit shtoi se qëllimi kyç i Kurtit është që para formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe në territorin e Kosovës, atë të mos të ketë kush t’a përdorë.
Mijaçiq i’u referua edhe raportit të qendrave të fuqive ndërkombëtare ndaj sjelljeje të tillë dhe theksoi se as masat ndëshkuese nuk japin më rezultate.
"Epo, shikoni, kaq sa ç’po ndodh dhe nuk mundet as komuniteti ndërkombëtar të ndjekë secilin prej këtyre incidenteve individuale për t’a bërë të ditur se kjo lloj sjelljeje është e papranueshme. Komuniteti ndërkombëtar-Bashkimi Europian dhe Amerika-kanë vendosur një sërë masash ndëshkuese për të tillë sjelljeje, por edhe këto masa ndëshkuese nuk kanë dhënë ndonjë rezultat domethënës në kuptimin që nuk e kanë shtyrë Kurtin të mendojë për mos kryerjen e akteve të njëanshme” tha ai.
Mijaçiq sqaron se Kurti po bën gjithçka me pretekstin se e gjitha kjo është në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por në fakt bazohen në qeverisjen multietnike.
“Në këtë mënyrë ai i pamundëson institucionet multietnike, pra institucionet e bashkësive tjera etnike në Kosovë dhe ndryshon gjërat thelbësore të Kosovës, pasi Kosova nuk është shtet shqiptar, Kosova është shtet qytetarësh i krijuar në parimin e multietnicitetit. Me sjelljen e tij, ai do të bëjë që të jetë vetëm shtet shqiptar, një vend i centralizuar, ku vendimet merren nga një qendër, e jo nga palët e komuniteteve siç e parashikon kushtetuta dhe ligji kosovar” tha ai.
Mijaçiq shton se narrativa e Kurtit, e cila, siç tha, ka dy anë, rolin e viktimës dhe të partnerit të barabartë në kuptimin e shtetësisë, po kalon në disa media të huaja, por jo në procesin e dialogut në rrafshin ndërkombëtar. Kur është fjala rreth planit për hyrjen e euros si valutë ekskluzive të pagesave në Kosovë, Mijaçiq thotë se Kurti po luan tek karta e inercisë së bashkësisë ndërkombëtare.
“Pret të shikojë se si ky vendim do të vijojë me implementimin, nëse do të shkaktojë trazira sociale, politike dhe sigurie dhe nëse kalojnë disa ditë dhe nuk ka trazira, ai do të dalë në përfundim se nuk ka kurrëfarëlloj problemesh, ashtu siç nuk kishte probleme kur erdhën forcat speciale të policisë në godinat komunale dhe bashkësia ndërkombëtare vendosi masa ndëshkuese për t'i tërhequr, ndërsa ata edhe sot e kësaj dite qëndrojnë aty" tha ai.
Mijaçiq theksoi se, në anën tjetër, heqja e dinarit si mjet pagese në Kosovë do të ishte karta më e fortë që Kurti mund t’a përdorte kundër popullit sërb dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera etnike që janë të lidhur me institucionet dhe monedhën sërbe.
0 komentet