Mijaçiq: Se a do të kemi paqe apo konflikt në Kosovë varet nga Kurti
Burim: Kosovo Online
Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, thotë se Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, sekretari britanik Xhejms Klleverlli dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozef Borel, i dërguan një mesazh të qartë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për deeskalimin në veriu.
Mijaçiq ka thënë në Tviter se nëse do të ketë paqe apo konflikt varet nga përgjigja e Kurtit.
“Sekretari i Shtetit Entoni Blinken, sekretari britanik Xhejms Klleverlli dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Zhozef Borel i bënë thirrje Kurtit që të zbatojë një plan 3-pikësh për deeskalimin në veri. Mesazhi është i qartë dhe në bazë të përgjigjes së tij do të kemi paqe apo konflikt në Kosovë. Mendoni për këtë”, tha Mijaçiq.
komentet