Mijaçiq: U krijua grupi ndërkombëtar i punës për ndihmë ndaj sërbëve për Ligjin e të huajve

Mijačić
Burim: Kosovo Online

Koordinatori i Konventës Kombëtare për 35 Kapitujt Dragisha Mijaçiq është shprehur sot se bashkësia ndërkombëtare është mjaft e shqetësuar për zbatimin e Ligjit prishtinas për të huajt dhe se formoi grup të veçantë që do t’u mundësonte një numër të madh të pjestarëve të komunitetit sërb që të zgjidhnin statusin e tyre në Kosovë.

"U krijua një grup pune nga përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht të Bashkimit Europian dhe disa ambasadave të tjera të vendeve të Pesëshes dhe qeverisë kosovare që do të merret me çështje me rëndësi për regjistrat civilë, regjistrimin e qytetarëve e kështu me radhë, që thjesht t'u mundësohet një numri të madh pjestarësh të komunitetit sërb të zgjidhin statusin e tyre në Kosovë", tha Mijaçiq për Tanjug.

Shtoi se disa ditë më parë patën takim me përfaqësues të BE, vendeve të Pesëshes dhe ambasadorë të tjerë në Kosovë, si dhe organizma ndërkombëtare si KFOR, OSBE, UNMIK e të tjera, por dhe katër organizata të shoqërisë civile nga veriu i Kosovës që operojnë në zonat sërbe, në të cilën u speguan të gjitha problemet.

Mijaçiq theksoi se egziston diapazon i gjerë problemesh kur bëhet fjalë për marrjen e dokumenteve kosovare nga ana e numrit të caktuar përfaqësuesish të komunitetit sërb.

"Nuk jemi vetëm ne që i paraqesim problemet, aty janë edhe përfaqësuesit politikë të sërbëve të Kosovës që gjithashtu i vënë në dukje këto. Diplomatikisht gjithashtu ndoshta punohet, Beogradi zyrtar nuk është shprehur shumë për këtë çështje, por besojmë tek një diplomaci të qetë që po bëhet diku. Kështu që kuptimi i problemit është i qartë. Të gjithë e dinë se cilat janë problemet, por mundësia e presionit mbi qeverinë kosovare në këtë moment, është vërtet minimal", tha Mijaçiq.

Pyetjes se cili ligj është më i keq për sërbët në Kosovë-Ligji për Automjetet Motorike apo Ligji për të Huajt, Mijaçiq u përgjigj se këto dy ligje u bënë si pjesë e strategjisë së gjerë për pamundësimin e punës së institucioneve sërbe në këtë hapësirë, por që para kësaj problemi ishte me anulimin e targave, e më pas anulimin e dinarit.

"Qeveria në Prishtinë nuk mund t’a shfuqizojë shëndetësinë dhe arsimin në Kosovë, sepse ky është hap i madh, të mbyllë spitalin, universitetin. Thjesht, kushti i bashkësisë ndërkombëtare është që të mos bëjë hap kaq radikal", vlerësoi Mijaçiq.

Ky i fundit spegon ndaj qeveria në Prishtinë në fillim ndaloi importin e teksteve shkollore, kështu që edhe nëse keni arsim sipas sistemit sërb, nuk keni tekste shkollore, e kështu ndaluan dhe importin e barnave.

"E gjithë situata rreth targave ishte që spitalit, para së gjithash automjeteve të tyre spitalore, autoambulancës, i’u ndalua përdorimi i targave KM. Se duhej të regjistroheshin. Shteti i Sërbisë i’u përgjigj kësaj dhe i regjistroi ato automjete në qytetet e Sërbisë qëndrore, kryesisht në Rashkë, Novi Pazar, etj. Tani ata ndalojnë drejtimin e automjeteve të tilla. Që do të thotë se tani edhe autoambulancën nga spitali, e cila është e regjistruar në Rashkë, ata thjesht nuk mund të drejtojnë më", spegoi Mijaçiq.

Përsa i përket ligjit për të huajt, Mijaçiq tha se qëllimi i këtij veprimi është që ndonjë profesor universitar apo mjek që vjen nga Beogradi për të punuar në Mitrovicën e Kosovës kohë pas kohe nuk mund të punojë sepse për të Ligji për të huajt këtë nuk e lejon sepse duhet të ketë leje pune.

"Për të pasur leje pune, ai punëdhënës duhet të jetë i regjistruar në sistemin kosovar. Universiteti nuk është i regjistruar në sistemin kosovar, spitali gjithashtu dhe vetëm për këtë nuk mund t'i japë atij leje pune të ligjshme me të cilën ky person të mund të vijë dhe të ofrojë shërbimet e veta apo të kryejë aktivitetin e tij të punës", tha Mijaçiq.

Ky i fundit hodhi poshtë akuzat se bashkësia ndërkombëtare mbështet pa ekuivok Prishtinën dhe theksoi se gjermanët, francezët dhe italianët shkruan letër që pamundësoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, por që në këtë moment mundësia e presionimit mbi Albin Kurtin është minimal.

"Ndryshoi atë që Këshilli i Bashkimit Europian hoqi sanksionet Kosovës, këto janë masa ndëshkuese. Bazuar në këtë, u çliruan fondet e Kosovës të cilat janë në nivelin e mbi 1.1 miliard euro. Plus, u çliruan dhhe investimet me kreditorët ndërkombëtarë, BERZH, bankat ndërkombëtare. Kurti mori më shumë se 50% të votave. Që do të thotë se autostrada u hap për të. Dhe tani, në këtë moment, nuk egziston asnjë mekanizëm presioni mbi të veçanërisht në gjashtë muajt e ardhshëm, nëse ai nuk bën ndonjë gabim", tha Mijaçiq.

Shtoi se amerikanët anuluan dialogun strategjik me Prishtinën, ndaluan paratë, por që nuk kanë as mekanizëm për t’a ndaluar atë.

"Këto nuk janë vitet '90, kur ju dërgojnë aeroplanë që t’ju bombardojnë. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka mekanizma të mëdhenj presioni, ndërsa nga ana tjetër, çdokush ka interesat e veta", theksoi Mijaçiq.

Ky i fundit shtoi se problemi është se askush nuk do t'i bëjë shërbim Sërbisë.

"Pozita e Sërbisë në këtë moment është mjaft jopopullore në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë BE, kështu që askush nuk do t'i shërbejë Sërbisë. Por që të gjithë e pranojnë që Sërbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, kështu që askush nuk do t'i mbajë mëri asaj. Po flas për Europën dhe SHBA", tha Mijaçiq.

Ky i fundit beson se sërbët në Kosovë, në këtë moment, duhet të mbrohen me mjete ligjore dhe aktivitete diplomatike.

"Duhet të krijohet një shërbim ligjor që do të mbrojë interesat e sërbëve në K&M dhe institucione të tjera politike që janë me interes për sërbët në Kosovë. Problem të madh do të kenë vetëqeverisjet vendore në zbatimin e akteve të tyre, sepse autoritetet qëndrore do t'i kufizojnë veprimet e tyre. Ju këtë mund t’a zgjidhni vetëm përmes mekanizmave ligjorë dhe përmes bisedimeve me aktorët ndërkombëtarë. Kjo është strategji që duhet të zbatohet në periudhën e ardhshme", konkludoi Mijaçiq.