Petkoviq: Shtyrja e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet nuk mund të mbetet rezultati final i veprimit ndërkombëtar

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq njofton se shtyrja me dy muaj e zbatimit të Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, nuk mund të mbetet rezultati final i veprimit ndërkombëtar, pasi është në kundërshtim, sikurse tha, me mbijetesën e sërbëve, ashtu sikurse dhe vetë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve e çon seriozisht në pikpyetje.

 

Petkoviq vuri në dukje se ligji prishtinas për të huajt dhe vendimi për automjetet paraqesin vijueshmëri të dhunës institucionale të Prishtinës ndaj sërbëve që jetojnë e punojnë në Kosovë dhe është lëvizje e re eskaluese e Albin Kurtit absolutisht në kundërshtim me marrëveshjet e dialogut.  

“Është tërësisht kërcënuese dhe dashakeqe deklarata e Besnik Bislimit se periudha e shtyrjes, Prishtinës do t'i shërbejë për të ushtruar presion të mëtejshëm ndaj sërbëve. Institucionet shëndetësore e shkollore përbëjnë shtyllën kurrizore të mbijetesës së popullit sërb dhe përfaqësojnë veçse zemrën e Bashkësisë së Komunave Sërbe. Në lidhje me këtë, çdo deklaratë që jetën dhe mbijetesën e sërbëve e shikon pa BKS, është shumë e rrezikshme", informon Petkoviq.

Ky i fundit theksoi se nuk bëhet fjalë për "idetë e çmendura të Bislimit", veçanërisht, sikurse tha kur është fjala për shëndetësinë dhe shkollimin.

"Ndaj dhe takimin e nesërm me Peter Sorensen në Beograd, do t’a shfrytëzoj për të nënvizuar sërish se pa BKS, nuk ka përparim në dialog, si dhe për të vënë në dukje deklaratat dashakeqe të Kurtit e Bislimit, të cilat dëmtojnë më seriozisht dialogun dhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjes së kompromisit", konkludon Petkoviq.

Nënkryetari i parë i qeverisë kosovare për integrimin europian, zhvillim dhe dialog në mandatin teknik Besnik Bislimi informoi se nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet nën periudhën kalimtare deri më 15 mars gjatë së cilës vizitorët do të informohen rreth proçedurave dhe rregullave të reja.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo periudhë e aplikimit afirmativ, duhet të shfrytëzohet maksimalisht për të nisur proçesin e integrimit thelbësor të sistemit shëndetësor dhe sistemit arsimor në mbarë territorin e vendit” vuri në dukje Bislimi.