Miliqeviq: Koncepti i "mbrojtjes totale" i ngjan modelit të ish-Jugosllavisë

Miodrag Milićević
Burim: Kosovo Online

Serbët në veri të Kosovës nuk janë të njohur me "konceptin gjithëpërfshirës të mbrojtjes" të shpallur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, thotë Miodrag Miliqeviq nga OJQ Aktiv nga Mitrovica e Veriut dhe pyet se për çfarë do të shërbente dhe për çfarë synohet kur atje është një prani e fortë e NATO-s në Kosovë.

“Na kujton modelin që patëm rastin të shohim në ish-Jugosllavi, që ishte Mbrojtja Territoriale, Mbrojtja Civile... Por pyetja është për çfarë do të shërbej, për çfarë synohet kur kemi një prani të fortë të NATO-s dmth KFOR-in e kemi edhe Ushtrinë e Kosovës”, thotë Miliqeviq për Kosovo online.

Ai shton se është e vështirë të komentohet roli i qytetarëve në mbrojtje “kundër çdo gjëje” bazuar vetëm në një deklaratë.

“Është e vështirë të komentohet vetëm në bazë të një deklarate, se për çfarë bëhet fjalë dhe cili është koncepti që do të aplikohet për të formuar një platformë të tillë dhe në përgjithësi një organ që jo vetëm do të jetë ushtarak, por do të përfshijë angazhimin e forcave civile, gjegjësisht qytetarëve të thjeshtë në mbrojtje eventuale kundër “çfarëdo””, përfundoi Miliqeviq.