Milivojeviq: Është në interesin e SHBA-së që Turqia të luajë një rol më të rëndësishëm në Kosovë
Turqia definitivisht po merr një rol të rëndësishëm, nëse jo dominues, në Kosovë dhe fakte të shumta tregojnë për këtë tendencë, raporton Blic.
Prishtina ka blerë dronët “Bajraktar” nga Turqia, kështu që Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të kenë për herë të parë drone. Instruktorët turq po trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për të operuar me “Bajraktarët”, ndërsa Turqia ka më shumë anëtarë në KFOR se sa SHBA.
Mbi të gjitha, Turqia në vjeshtë do të komandojë për herë të parë misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë dhe ky shtet menaxhon edhe Bondsteel.
Zoran Milivojeviq, një diplomat karriere, sheh "të paktën tre linja strategjike" në forcimin e rolit të Turqisë në Kosovë.
"Kosova është me interes të veçantë strategjik për Turqinë. Ish-ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu përcaktoi interesat strategjike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe si faktorë kyç përmendi shqiptarët dhe islamikët. Nuk është rastësi që Turqia ishte vendi i dytë që njohu pavarësinë e Kosovës”, thekson Milivojeviq.
Siç thotë ai, nuk duhet të anashkalojmë pasojat gjeopolitike të luftës në Ukrainë.
"Pas luftës, por edhe tani, po përgatitet një shpërndarje e madhe e ndikimeve gjeostrategjike në Evropë dhe në botë. Turqia aktualisht po promovon interesat e saj në Kosovë dhe për këtë përdor fuqinë e fortë ushtarake. Mos harrojmë se Turqia është e dyta fuqinë ushtarake në NATO, dhe duke forcuar komponentin ushtarak, ai dëshiron të mbrojë fuqinë e saj politike në Kosovë”, shpjegon Milivojeviq.
Ai beson se edhe SHBA kanë interes që Turqia të ketë një rol më të rëndësishëm në Kosovë.
“Në këtë mënyrë Uashingtoni do ta lidhë Turqinë më fort me NATO-n, aq më tepër që veprimet e Turqisë në Kosovë nuk do të vënë në pikëpyetje interesat e Perëndimit, i cili avokon për një Kosovë të pavarur. Gjithashtu, faktori islamik është shumë i theksuar në Kosovë, pasi që Myslimanët janë shumica dërrmuese e popullsisë. Turqia ka një rol për të luajtur që me ndikimin e saj ta kapërcejë faktorin ekstrem eventual islamik", analizon Milivojeviq dhe thotë se i sheh tre role Turqisë me ndikim dominues në Kosovë.
"Funksioni i parë është të forcojë në mënyrë indirekte shtetësinë e Kosovës dhe të kontribuojë në funksionalitetin më të madh të saj. E dyta është të forcohet tendenca e Kosovës në NATO sepse një nga prioritetet e Kosovës është anëtarësimi në NATO. Dhe roli i tretë është mbyllja e ndikimit të Rusisë në Ballkan pas luftës në Ukrainë për të mbyllur edhe çështjen e Kosovës”, thotë Milivojeviq.
Kjo është arsyeja pse Milivojević beson se Serbia duhet të rishqyrtojë marrëdhëniet e saja me Turqinë.
"Kjo temë tani është duke u hapur. Deri më tani, çdo gjë ka qenë në rregull në marrëdhënie. Pres një shkallë më të madhe të rezervimit nga Serbia ndaj ndikimit të Turqisë në këto fusha", përfundon diplomati.
Në anën tjetër, Dushan Janjiq, kryetar i bordit të drejtorëve të Forumit për Marrëdhënie Etnike, mendon se roli më i madh i Turqisë në Kosovë është më shumë rezultat i rrethanave.
"Kontingjenti i pjesëtarëve të KFOR-it rrotullohet në një rreth sipas një rendi të planifikuar paraprakisht, dhe rregulli është ai që ka më shumë ushtarë në komandë. E njëjta gjë do të jetë tani me Turqinë. E njëjta gjë është edhe me Bondsteel, I cili nuk është ekskluzivisht një bazë amerikane siç mendojnë shumë. Është bazë e NATO-s. Pra nuk ka asgjë të re atje", vlerëson Janjiq.
Siç thotë ai, në vitin 2009 Trupat e Sigurisë së Kosovës u riemëruan në Forca e Sigurisë të Kosovës.
“Qysh atëherë dihej se do të zhvillohej si një formacion ushtarak për të mbrojtur, siç thoshin, popullatën nga terrorizmi dhe konfliktet e armatosura nga jashtë, ato forca të sigurisë së Kosovës tani kanë 5000 pjesëtarë profesionistë dhe 1000 rezervistë, gjë që nuk është e vogël. Por, mendoj se nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga tema kryesore, që është çështja e pakos së sigurisë. Ekziston një tendencë e fortë për ta shtyrë Serbinë në luftë, dhe kjo është më e pakta që i duhet Serbisë”, përfundon Janjiq.
0 komentet