Vuçiq: Apel për të liruar të burgosurit e tjerë sërbë, do të ishte tragjike nëse u ndodh gjë atyre

Predsednik Srbije Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka apeluar sot tek bashkësia ndërkombëtare që të ndikojnë tek Prishtina që të lirojë sërbët e tjerë të arrestuar, pasi egzistojnë informacione të rëndësishme rreth keqtrajtimit të tyre dhe paralajmëroi se do të ishte tragjike nëse atyre u ndodh gjë.

"Lutja ime ndaj bashkësisë ndërkombëtare është që të ndikojë që sërbët e tjerë të arrestuar të lirohen, veçanarisht pasi disponojmë informacione të rëndësishme për keqtrajtimin e tyre dhe kushtet në të cilat ndodhen, mezi përballohen prej tyre. Do të ishte tragjike nëse atyre u ndodh gjë. Kjo do të kishte pasoja të pallogaritshme” ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Ai apeloi edhe tek Euleks dhe tek bashkësia ndërkombëtare.

Ka thënë se disa sërbë të arrestuar ndodhen në paraburgim prej më shumë se një viti.

"Është e pakuptimtë që për çështjen e abuzimit në qendrën e skive të Brezovicës për të cilën ata akuzohen, po mbahen në burg për më shumë se një vit. Nuk ka arsye që Millenkoviq, Bozhoviq dhe disa të tjerë të jenë në paraburgim” tha Vuçiq.

I pyetur për deklaratën e kryenegociatorit të Prishtinës, Besnik Bislimi, se zgjedhjet në veri të Kosovës do të mbahen vetëm pas heqjes së sanksioneve nga BE dhe ndaj përgjigjes së Unionit se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt, ai tha se nuk dëshiron të luajë “lojën e fajtorit”.

"Lërini të bëjnë punën e tyre. Ata nuk i dëshirojnë këto zgjedhje, e vetmja gjë që dëshirojnë janë arrestimet dhe keqtrajtimet e sërbëve" nënvizoi Vuçiq.

Pyetjes sesi do t’a komentonte deklaratën e ish të dërguarit për Kosovën Piter Fejt i cili tha se SHBA po humbet durimin me Prishtinën si pasojë e mungesës së përparimit në dialog, Vuçiq kujtoi se Fejt deri në vitin 2012, zbatoi të ashtuquajturën pavarësi të mbikqyrur, kështu që reagimi i tij është edhe më i çuditshëm dhe për këtë, thotë ai, është arsyeja e nervozizmit të madh të treguar nga autoritetet kosovare.

Vuçiq tha se Fejt sigurisht është dikush që ka peshë në SHBA prej të cilit Sërbia nuk mund të presë lëvdata, pasi ai është “kampion i pavarësisë kosovare”.