Milivojeviq për planin franko-gjerman: Nuk është ultimatum, ka vend për kompromis

Ish diplomati Zoran Milivojeviq ka vlerësuar sot se në kuadër të kornizës së re të negociatave, pra plani franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes kosovare, ka vend për kompromis pasi siç tha ai, nëse do të ishte fjala për ultimatum, nuk do të kishte negociata por „merr ose lër“, transmeton RTV.
"Është shumë e qartë se po hyjmë në një fazë të re bisedimesh me BE me qëllim që negociatat të dimensionohen në një tjetër karakter për dominim absolut të interesave gjeostrategjike dhe gjeopolitike, të cilat i japin përparësi kushteve në procesin e negociatave dhe i japin përparësi zgjidhjes së çështjes kosovare", ka thënë Milivojeviq për Tanjug duke shtuar se këtu e ka fjalën edhe për kapitujt 23 dhe 24 të reformës dhe gjithçka tjetër qëndron.
Ai tha se nga ajo çfarë dëgjoi prej presidentit Aleksandar Vuçiq, ka pasur kërcënime gjatë këtyre bisedimeve me përfaqësuesit ndërkombëtarë të premten çka flet për delikatesë nervoze nga ana e perëndimit.
"Është evident nervozizmi dhe interesi për t'i bërë gjërat shpejt dhe me efikasitet, që do të thotë se çështja është prioritare për ta, përfshirë zhvillimet në Ukrainë, ku ka prioritet absolut në atë masë, saqë insistojnë që gjërat këtu të zgjidhen sa më shpejt“ ka thënë Milivojeviq i cili thekson se është e qartë se rajoni dhe Sërbia do të mbeten një prej çështjeve të lidhura direkte për interesa gjeostrategjike për shkak të luftës në Ukrainë.
Kjo, siç vlerësoi ai, është diçka që rëndon pozitën e Sërbisë dhe shtoi se zgjidhja vjen përmes planeve tona dhe të tyret. Sipas tij, është e qartë se ky është fillimi i një lloji dhe karakteri tjetër të negociatave që kanë të bëjnë me interesat shtetërore dhe kombëtare të Sërbisë, por edhe se interesi është që gjërat të zgjidhen në favor të paqes dhe stabilitetit në këto troje dhe interesat e këtushme duhet të mbivendosen dhe se duhet nevojitet vend për kompromis.
"E vetmja gjë që është e mundur për të garantuar paqen dhe stabilitetin dhe mbylljen e interesit të njërës palë dhe palës tjetër, është një kompromis çka unë e shikoj arsye për të hyrë në negociata. Ka elementë ultimativë, por për pak hyjmë në bisedime-nëse është ultimatum i prerë nuk do të kishte negociata, çdo gjë do të ishte e qartë-merr ose lër“ ka thënë Milivojeviq.
Ky i fundit thekson se plani franko-gjerman ka shumë aspekte dhe shtoi se nëse shihet epilogu i bisedimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq me „pesëshen“ ndërkombëtare të premten që kaloi, duket se ky ishte kulmi i presionit në këtë fazë të zgjidhjes së çështjes kosovare.
Kjo është, thotë ai, mesazhi i parë e më pas i dyti do të jetë qëndrimi definitiv i Brukselit, Uashingtonit dhe bashkësisë euroatlantike me qëllim që propozimi evropian të jetë platformë për bisedimet e ardhshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me ndërmjetësimin e Evropës.
Siç thekson, mesazhi i tretë është që ky rajon me në krye Sërbinë dhe Sërbia, të jete një prej qëllimeve gjeostrategjike dhe interesave të bashkësisë transatlantike rreth rishpërndarjes në Europë në kuadër të situatës në Ukrainë dhe e katërta është zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe Metohisë të jetë prioritet edhe kur bëhet fjalë për eurointegrimin tonë dhe qëllimit tonë strategjik.
"Me fjalë të tjera, vlerësimi i presidentit është i saktë se kjo është një kornizë e re negociuese dhe për këtë, është arritur një konsensus i cili më pas të jetë çështje prioritare për të dhe marrëdhëniet tona me BE si dhe integrimin tonë strategjik europian“ ka sqaruar Milivojeviç.
Ai gjithashtu vlerësoi se kjo është ndoshta një përpjekje për të zgjidhur çështjen në linjat e interesave strategjike në afatet e përmendura më parë, që kanë të bëjnë me skadimin e administratave në Bruksel e Uashington, në mënyrë që rajoni të përfshihet në një bashkësi transatlantike.
Milivojeviq thekson se nuk është rastësore se për këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë flet i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar.
"Është e rëndësishme të kuptohet e gjithë delikatesa e negociatave, se është mjaft e rëndësishme të merren në konsideratë interesat dhe rrethanat objektive të Sërbisë dhe prandaj këmbëngulja e Uashingtonit për t‘a vënë në krye të listës Bashkësinë e Komunave Sërbe nuk është rastësi”. tha Milivojeviq dhe shtoi se nuk është vetëm një deklaratë verbale e Uashingtonit, por hapat e ilustruara me ftesën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë drejtuar aktorëve politikë për t'iu përgjigjur bisedimeve për BKS, do të zbatohen.
Ai thekson se BKS do të jetë temë e veçantë duke thënë se qëndrimet e Sërbisë dhe perëndimit janë të ndryshme dhe se ndryshimi është se ne mendojmë se çështja është zgjidhur, negociuar dhe se gjithçka është vetëm çështje zbatimi, ndërsa pala tjetër po pengon statusin dhe kompetencat e BKS.
Milivojeviq vlerësoi se baza e planit evropian, i cili pa mëdyshje e tejkalon qëllimin strategjik, është përfundimi i çështjes së pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë edhe hyrjen e saj në OKB.
Sipas fjalëve të tij, ky plan krijon mundësinë dhe hapësirën që qendrat perëndimore si Brukseli dhe Uashingtoni, t'i tejkalojnë mosmarrëveshjet mes tyre, të tejkalojnë problemin e pesë vendeve anëtare të BE që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe katër të NATO-s, duke u siguruar që Sërbia bën hapin kryesor.
Siç thotë ai, fakti që edhe këto vende e kanë pranuar planin evropian, tregon se ai u ofron atyre një rrugëdalje nga situata që po shkatërron kohezionin në aleancën perëndimore sa i përket qëndrimit ndaj Kosovës.
Ai theksoi se hyrja në negociata ilustrohet më së miri nga deklarata e Eskobar në të cilën ai thekson se të dyja palët e shikojnë mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje, e cila, shtoi ai, tregon se është në interesin e perëndimit të arrihet me qëllim që të gjithë të ngelen të kënaqur dhe paqja e stabiliteti të sigurohen.
Milivojeviq vlerësoi se nga plani europian apo projekt, është e qartë se qëllimi i tyre është konfirmimi i egzistencës dhe realitetit të shtetit kosovar në mënyrë eksplicide.
"Kjo është ajo që do të jetë kyçe- mund të diskutohet për gjithçka apo të të kërkohen zgjidhje, përveç faktit që Sërbia të pranojë që Kosova është e pavarur, të ndryshojë kufijtë e veta”, tha Milivojeviq.
Ai shtoi se nëse duam paqe dhe stabilitet, duhet kërkuar një kompromis, por që të mos përfshijë kërkesat maksimale të asnjërës nga tre palët.
“Në ato korniza duhet të kërkohet një zgjidhje, por duhet patur parasysh se nuk është e mundur në asnjë rrethanë, pa marrë parasysh se çfarë, të sigurohet shumica apo pëlqimi i Sërbisë për të dhënë vullnetarisht një pjesë të territorit dhe të ndryshojë karakterin dhe gjendjen e vendit në atë mënyrë”, tha Milivojevic.
0 komentet