Milkoviq: Ndërpritet paraburgimi i katër sërbëve të arrestuar në Gjakovë

Predrag Miljković
Burim: Kosovo Online

Avokati Predrag Milkoviq informon se Gjykata e Lartë e Kosovës ndërpreu paraburgimin për katër sërbët e arrestuar në Gjakovë.

Në Gjakovë më 6 prill u arrestuan B.R, N.V, P. K. dhe M.S. të cilëve një ditë më pas i’u caktua masa e paraburgimit një mujor.

Milkoviq i cili përfaqëson N.V, ka thënë se Gjykata e Lartë e Kosovës sot informoi se nuk egzistojnë dyshime të bazuara se objektet e përmendura tek sërbët si armët e ftohta për të cilën akuzohen se kanë kryer vepër penale të “mosmbajtjes së armëve apo posedimit të tyre”.

“Gjykata e Lartë e Kosovës sot mori vendimin ku të miratojë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë së katër avokatëve mbrojtës në çështjen ndaj të akuzuarve sërbë në Gjakovë. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë konfirmoi qëndrimin e mbrojtjes, se nuk egzistojnë dyshime të bazuara se objektet e përmendura janë armë të ftohta. Me të njëjtin vendim, paraburgimi i tyre u ndërpre sot” ka thënë Milkoviq.