Euleks për arrestimin e tre të rinjve sërbë: Jemi në dijeni të incidentit, të hetohen të gjitha akuzat
Burim: Kosovo Online
Policia kosovare të enjten ndaloi e më pas lëshoi tre të rinj sërbë adoleshentë në Mitrovicën e Veriut ndërsa Misioni Euleks njoftoi Kosovo onlajn se janë në dijeni të incidentit dhe se ndiqet nga organet kompetente dhe përfshirjen e palëve në përputhje me mandatin e vet.
Prindërit e adoleshentëve të shoqëruar janë ankuar se ata Policia Kosovare nuk i informoi për arrestimet ndërsa një prej të rinjve policët e kanë rrahur dhe keqtrajtuar.
Euleks thekson se të gjitha akuzat për abuzimet, përfshirë veçanërisht faktin kur janë të mitur, duhet që me shpejtësi të hetohet me efikasitet.
“Korniza ligjore kosovare ofron garanci të forta për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të të miturve që bien në kontakt me ligjin dhe presim që autoritetet kosovare të përmbushin detyrimet e tyre në të gjitha rastet dhe në të gjitha rrethanat” bëhet e ditur në përgjigjen me shkrim që i është dërguar redaksisë nga ana e Euleks.
0 komentet