Millenkoviq: Vetvendosja e ka kontaminuar temën e BKS

Marko Millenkoviq nga OJQ “Iniciativa e re Shoqërore” thotë për Kosovo onlajn se gjatë mandatit të vet Vetvendosja kontaminoi dhe abuzoi me temën e Bashkësisë së Komunave Sërbe duke e prezantuar si çështje që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve, si gjë mjaft negative për Kosovën dhe sovranitetin, për të cilën do të jetë mjaft e vështirë për çfarëdolloj formacioni politik që do të jetë në pushtet pas zgjedhjeve që këtë çështjen e BKS t’a paraqesin në ndonjë dritë ndryshe.
“Në fushatë nuk kemi fokus të madh as nga ana e opozitës as dhe nga ana e Vetvendosjes për dialog dhe Bashkësinë e Komunave Sërbe pasi kjo temë për t’a humbet pikë tek trupa e zgjedhësve” ka vlerësuar Millenkoviq.
Dhe në opinionin publik në Kosovë BKS sikurse thekson, momentalisht shikohet si gjë jashtëzakonisht negative.
“Si pasojë e kësaj do të jetë shumë e vështirë për çfarëdolloj opsioni kur të vijë në pushtet që të nisë këtë çështje dhe t’a paraqesë atë në ndonjë dritë apo frymë ndryshe aq më tepër duke patur parasysh se me gjasa të egzistojë opozitë që do ta përdorë këtë si mjet për të kritikuar qeverinë. Me gjasa do të merren parasysh disa faktorë, mes të cilave dhe raportet e bashkësisë ndërkombëtare ndaj kësaj çështjeje, por edhe vetë fuqinë e qeverisë që do të formohet në Prishtinë, sepse për të tillë çështje do të egzistojë nevoja për ndonjë koalicion më të madh, si në qeveri, ashtu edhe në shoqëri” bën të ditur Millenkoviq.
Ky i fundit shprehet se në fushatë për çështjen e BKS diçka më specifikisht është shprehur partia e Ramush Haradinajt e cila tha se draft-statuti i BKS, duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim, por kjo ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare.
Mbarë opozita, sikurse konstaton, përgjatë historisë së saj ka patur raporte të mira me bashkësinë ndërkombëtare sesa Vetëvendosja, ndaj në rast të fitores së opozitës në zgjedhje, pritet më shumë bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, që do të rezultonte në zbatimin e marrëveshjeve të reja, por përkundër kësaj nuk pritet se cila parti në programin e vet ka BKS si prioritet.
0 komentet