Milletiq: Uashingtoni nuk do të heqë dorë nga presioni ndaj Kurtit dhe këmbëngulja për BKS

Uashingtoni aktivizoi të gjitha resurset diplomatike për të detyruar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti të fillojë formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, që është çelësi i kthimit të serbëve në institucione, por edhe parakusht për të gjitha parakushtet për Propozimi franko-gjerman që Kosova të “hyjë në lojë”, shkruan “Novosti”.
Stiftung" (FES) përgatiti një draft statutit të BKS-së, i cili duhet të prezantohet zyrtarisht së shpejti. Dejan S. Milletiq, nga Qendra për Studime të Globalizimit, thotë se administrata amerikane nuk do të heqë dorë nga presioni ndaj Kurtit dhe këmbëngulja për BKS-së, sepse është në rrezik kredibiliteti i tyre, si dhe marrëdhëniet gjithëpërfshirëse ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, të cilën Uashingtoni dëshiron ta përmirësojë.
“Nuk ka dyshim se edhe Gjermania ka interesat e veta, të cilat i tregon me një qasje të ndryshme ndaj Serbisë dhe çështjes së Kosovës. Berlini është shumë më i ashpër, subjektiv, i vendosur ndaj Prishtinës dhe kjo tregon se ai nuk është udhëtar i verbër në anije të politikës amerikane”, thotë Milletiq.
Ognjen Karanoviq nga Qendra për Stabilitet Social vlerëson se iniciativa e SHBA-së në lidhje me BKS-në është "e arsyeshme, por ndoshta shumë e vonuar".
Ai gjithashtu tregon se çështja e BKS-së nuk mund të lidhet me kornizën e re të negociatave, sepse pa përmbushjen e mëparshme të Marrëveshjes së Brukselit, shtrohet çështja e kuptimit të arritjes së ndonjë marrëveshjeje të re.
Harruan ekipin drejtues
Ndonëse Ekipi drejtues i BKS-së (sipas Marrëveshjes së Brukselit, i vetmi kompetent për këtë çështje) e përfundoi draftin e Statutit të Bashkësisë në vitin 2018, ky dokument mbeti një “gërmë e vdekur në letër”, sepse deri më sot nuk ka pasur ftesë nga Brukseli që propozimi të paraqitet në selinë e BE-së.
Në fund të vitit të kaluar, organizata joqeveritare gjermane "Friedrich Ebert.
komentet