Millivojeviq: Kulmi i presionit ndaj Serbisë, duhet të ketë unitet

Diplomati Zoran Milivojeviq vlerësoi sot se kërkesat e pesëshes ndërkombëtare janë kulmi i presionit ndaj shtetit të Serbisë, duke theksuar se tani duhet të tregohet unitet dhe qasje strategjike në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ai beson se shqetësimi i Presidentit serb Alleksandar Vuçiq kur i drejtohet kombit është i justifikuar, transmeton Pink.
“Që nga viti 1999, praktikisht që nga bombardimet e NATO-s, janë duke u përpjekur me dhunë të ndryshojnë pozicionin e Serbisë dhe qenia e saj. Ky është thelbi i gjithë historisë, a është ultimatum apo jo, nuk ka rëndësi, por ky është kulmi i presionit dhe ballafaqimi i Serbisë me çështjen kyçe, e kjo është mbijetesa dhe interesi shtetëror e kombëtar në kuptimin e plotë të fjalës”, tha Millivojeviq.
Siç tha ai, Serbia po përballet me diçka që nuk ka të bëjë me interesat e saj, por me interesat gjeostrategjike perëndimore që janë rezultat i konkurrencës dhe zgjidhjes së disa çështjeve globale.
“Është e vërtetë që po hyjmë në një periudhë dhe se çështja e të gjitha çështjeve është serioziteti i qasjes në këtë rast ndaj një çështjeje vërtet të hapur të shtetit”, tha Millivojeviq.
Ai shtoi se në Serbi duhet të ketë unitet.
"Uniteti përmendet, por mendoj se në situata të tilla as që duhet të jetë temë. Uniteti i paqes duhet marrë si i mirëqenë kur vendi përballet me qenien e tij, me mbijetesën e tij dhe me të ardhmen e tij", përfundoi Millivojeviq.
Ai shtoi se Serbia po hyn në një fazë kur përveç unitetit, obligim është edhe qasje strategjike, e cila në radhë të parë përfshin shtetin e Serbisë.
Gazetari i “Politika” Alleksandar Apostollovski tha për Pink se asgjë nuk ka ndryshuar gjatë historisë dhe se gjithmonë do të ketë ata që do të përpiqen të nxjerrin përfitime të caktuara politike nga ngjarjet historike
Apostollovski tha se bashkimi kombëtar duhet të jetë një çështje e natyrshme.
“Ftesa e Presidentit të Serbisë për shefat e grupeve parlamentare, ku ai do t'i informonte se çfarë kërkon në të vërtetë pesësha dhe ndoshta do t'u shpjegonte detaje që nuk janë për publikun e gjerë, paraqet një rrugë logjike për një politikan serioz“, vlerësoi Apostollovski.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që edhe qeveria edhe opozita të marrin pjesë në një qëndrim serioz, për të demonstruar harmoni politike dhe kombëtare dhe për t'i dhënë më shumë peshë qëndrimit të Serbisë.
komentet