Milliqeviq: Rregjistrimi do të jetë i shfrytëzueshëm për qëllime politike, nuk ka pasur dëshirë për të qenë gjithëpërfshirës
Drejtori egzekutiv i OJQ "Aktiv" Miodrag Milliqeviq thotë se rezultatet e rregjistrimit padyshim do të shfrytëzohen për qëllime politike, ndërsa mungesa kryesore është se procesi nuk ishte gjithëpërfshirës, veçanërisht kur është fjala për komunitetet joshqiptare.
“Nëse do të shikojmë detyrimet dhe çfarë ndikimi ka dhe do të ketë pas publikimit të rezultateve zyrtare, kjo sigurisht që do të shfrytëzohet për qëllime politike. Në praktikë pikërisht si pasojë e të gjitha këtyre mangësive përfshirë edhe pjesën e veriut që do të jetë absolutisht e përjashtuar, përkundër garancisë së palës kosovare se regjistrimi do të kryhet në tërësi. Kjo në praktikë nuk ndodh. Do të përfundojmë me rezultate gjysmake të cilat do të mbartnin me vete, jam i sigurt dhe pasoja politike përfshirë ndoshta madje dhe rishikimin e planit të Ahtisarit, i cili është përfshirë aktivisht në Kushtetutën e Kosovës dhe ofron garanci kushtetuese si sërbëve por dhe komuniteteve të tjera pakice që jetojnë në Kosovë”, tha Milliqeviq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit vlerësoi se pyetësori që i është paraqitur komunitetit sërb ishte “skandaloz” nga përkthimi e deri tek pyetjet problematike dhe theksoi se këtu është fjala rreth mosrespektimit themelor të të drejtave të garantuara me kushtetutë dhe ligje për pakicat kombëtare.
“Skandaloze është që i tillë pyetësor dhe përmbajtje është publikuar. Ky është skandal në vetvete dhe flet jo vetëm për cilësinë e përkthimit, kjo është çështje teknike, por flet më shumë rreth respektimit të të drejtave të një komuniteti. Kjo tregon për një problem shumë më të madh themelor, që është pikërisht mosrespektimi i të drejtave të garantuara me kushtetutë dhe të drejta të shumta dhe mekanizma të tjerë në rastin konkret-sërb”, thekson Milliqeviq.
Ai tha se OJQ “Aktiv” ka publikuar hulumtim të gjerë dhe ka ofruar autoriteteve në Prishtinë një sërë rekomandimesh që është dashur të zbatohen para regjistrimit, por asnjë nga këto sugjerime nuk është marrë në konsideratë.
Kjo ka rezultuar, nënvizon, që qytetarët as në fund të rregjistrimit nuk janë njohur me detajet, por dhe me detyrimet që ky proces mbart.
“Nga ana tjetër Agjencia e Statistikave përfshirë dhe qeverinë e Kosovës, madje as ka bërë përpjekje që, nëse asgjë tjetër, të miratojë një sërë masash që ishin të nevojshme për t’a bërë regjistrimin plotësisht gjithëpërfshirës. Kjo nënkupton se duhej absoplutisht të përfshihen të gjithë ata që gravitojnë jashtë Kosovës dhe që nuk kanë pasur mundësi të kthehen ndonjëherë në Kosovë për arsye të shumta, kryesisht arsye sigurie. Këtu mendoj për personat e zhvendosur”, thotë Milliqeviq.
Ky i fundit shton se, në anën tjetër, diaspora kosovare në tërësi ka qenë e përfshirë në procesin e regjistrimit, përfshirë dhe kapitullin që lidhet me regjistrimin e dëmeve të luftës në vitin 1998 dhe 1999.
Ai thekson dhe se ky kapitull është i kontestueshëm sepse nënkuptonte rregjistrim ekskluziv të dëmeve të luftës të kryera deri në qershor të vitit 1999.
“Dhe ne e dimë se ka pasur pasoja edhe pas asaj date në vitin 1999, por edhe në vitin 2000... 2004...”, thekson Milliqeviq.
Duke komentuar përkthimin e pyetësorit në sërbisht, ai thotë se kjo nuk është e re sepse ka ndodhur edhe më herët por është e pakuptueshme që kjo është bartur dhe në dokumentet që kanë lidhje për rregjistrimin e popullsisë.
“Pra, ju një herë në dhjetë vjet keni aksion, thelbësisht gjë e rëndësihme dhe aty nuk mund të egzistojë as 1% çfarëdolloj parregullsie veçanërisht nëse flasim rreth këtij aspekti teknik që do t’i mundësonte dikujt të publikojë dokument të tillë me përkthim skandaloz. Kjo është diçka që duhej korrigjuar shumë më herët. Lektorët duhej t’a bënin punën në mënyrën e duhur. Nuk mendoj këtu vetëm tek përkthyesit, por edhe për lektorët. Dikush duhej të jepte autorizim për publikimin e një dokumenti të tillë. Nuk është e nevojshme të interpretohen pyetjet individuale që shfaqen tek vetë dokumenti, madje as arsyetimi se as pyetësorët shqiptarë nuk ishin as më të mirët. Dokument i tillë nuk është dashur të publikohet para se të vërtetohet se është përkthyer gramatikisht dhe harmonizuar me të gjitha rregullat në mënyrë të vlefshme”, beson Milliqeviq.
I pyetur se në çfarë mënyre rezultatet e regjistrimit do të reflektohen në very ku e bojkotoi procesin dhe nëse do të paraqitet artificialisht një numër më i vogël i qytetarëve që jetojnë aty, Milliqeviq thekson se problemi më i madh është se largimi i sërbëve po merr përmasa masive. “Vite më parë patëm paralajmëruar opinionin e gjerë dhe autoritetet kryesore si në Kosovë dhe në Sërbi dhe komunitetin ndërkombëtar se ky proces po ndodh masivisht dhe se po merr trajta masive dhe se në një moment do të mbetemi me një numër shumë simbolik të njerëzve dhe qytetarëve nëse vazhdon ai trend”, thotë Milliqeviq.
Ky i fundit thekson se ky proces nisi nga momenti i ndërrimit të pushtetit në Kosovë.
“Ajo që po ndodh vitet e fundit, prej momentit të ndërrimit të pushtetit në Kosovë e deri më sot, e ka përshpejtuar jashtëzakonisht ritmin e migrimit. Ne sot po flasim për mbijetesën e pastër të një numri të vogël njerëzish. Nëse ky trend do të vijojë, ata do të margjinalizohen plotësisht në kuptimin politik dhe në çdo kuptim tjetër dhe pa asnjë ndikim real në cilësinë e jetës dhe proceseve politike, siç ishte rast në vitet e kaluara. Kjo nuk është mirë për askënd. Nuk është e mirë as për konceptin e Kosovës multietnike, as për procesin e dialogut dhe më së paku për përpjekjen për të normalizuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, e cila në thelb do të duhej t'i hapte rrugën normalizimit përfundimtar dhe vendosjes së një shkallë më të madhe besimi mes vetë qytetarëve brenda Kosovës”, thekson Milliqeviq.
Ky i fundit paralajmëron se autoritetet në Prishtinë nuk po bëjnë asgjë për t’a ndalur procesin e migrimit.
“Vendime të shumta, sidomos ato të fundit që vijnë nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke nisur nga ndalimi i importit të mallrave, pastaj ndalimit të përdorimit të dinarit pa zgjidhje esencialisht konkrete për të gjithë ata njerëz që e marrin pagën me dinarë. Kjo absolutisht nuk kontribuon tek stabilizimi i kushteve, por përkundrazi migrimit të përshpejtuar për të cilin në përgjithësi nuk flitet fare në të gjitha nivelet dhe jo vetëm në veri”, konkludon Milliqeviq.
0 komentet