Vuçiq: Kohë të vështira, dikush do që në Kosovë mos të ketë emra e mbiemra sërbë

Aleksandar Vucic Madjarska
Burim: Print Screen TV Pink

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se shteti po përballet me mjaft probleme në Kosovë sepse dikush thjesht do të dëbojë popullin sërb prej vatrave shekullore dhe që emrat dhe mbiemrat sërbë në Kosovë mos të ketë.

"Na janë lidhur duart por edhe kështu me duar të lidhura, do t’ia arrijmë sa të kemi mundësi, të mbrojmë popullin tonë dhe objektet e shënjta” ka thënë Vuçiq në Santa Andrea pasi peshkopi i Budës, Lukiani, i dorrëzoi dekoratën e klasit të parë të Eparhisë së Budës.

Ai vuri në dukje se nuk është fort e lehtë as për popullin sërb në Republikën Sërbe në B&H.

“Shpresoj se dhe ata të kenë forcë, por çfarëdo kohe të jetë dhe në fakt nuk është e lehtë dhe do të jetë ende më e vështirë, mund të llogarisin mbështetjen që do u japë Sërbia si në Kosovë e Metohi, ashtu dhe në RS. Së bashku do të vazhdojmë të shtrihemi në vendet tona të shenjta” ka thënë presidenti i Sërbisë.

Vuçiq ka theksuar se kohët nuk janë aspak të lehta pasi siç thotë ai, sërbët janë mësuar që-“kur të tjerët nuk luftojnë, ne duhet, ndërsa kur të tjerët luftojnë, të kemi rol udhëheqës në rajon”.

“Për herë të parë në Europë dhe botë po luftohet në këtë apo në atë mënyrë, ndërsa ne do të përpiqemi mos të humbim fëmijët tanë dhe të kërkojmë paqe, si dhe mikrpitësit tanë hungarez. Dëshirojmë paqe në Ukrainë dhe shpresoj se në një kohë të shpejtë do t’a mirëpresim atë” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit tha se është i nderuar me dekoratën që i është dorëzuar duke shtuar se Sërbia sa herë që mundet do t’a ndihmojë kishën e vet, jo vetëm në Hungari, por në mbarë Sërbinë, RS, Malin e Zi e në mbarë Europën.

Vuçiq shtoi se i është mirënjohës KOS pasi është i vetmi president që dekorohet me urdhërin më të lartë të kishës-Urdhërin e Shënjt Savës.

Vuçiq ka thënë se sot në Hungari sërbët të gjithë e kanë të lehtë të bëjnë çtë duan pasi tek humgarezët gjejmë miq të sinqertë çka është meritë e kryeministrit Viktor Orban, i cili ka trimëri, dëshirë dhe vizion që së bashku me sërbët, të ndërtojë të ardhme të përpbashkët.

“Kurrë nuk kemi qenë kaq afër, Sërbia dhe Hungaria, sërbët dhe hunarezët. Jam krenar për këtë fakt sikur t’a kishim bërë këtë, nuk do të ishte pak. Do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha Vuçiq dhe falënderoi të gjithë sërbët që erdhën në kishën e Santa Andreas duke i uruar për festën e sotme fetare, të Shndërrimit, si dhe të gjithë hungarezëve për festën e tyre kombëtare ditën e nesërme.

Vuçiqit i’u dorëzua dekorata për merita dhe kujdesin e tij të veçantë për Arqipeshkvinë e Budës dhe KOS në tërësi, si dhe për mbështetjen e popullit sërb në Hungari në përpjekjet e tij për të ruajtur identitetin e tij kombëtar e fetar.

Presidentit i’u dorëzua dekorata në Kishën e Shndërrimit në Santa Andrea, ku startoi vizitën dy ditore në Hungari, gjatë së cilës do të marrë pjesë në kremtimin e festës kombëtare hungareze, si dhe në çeljen e ceremonisë së Kampionati Botëror të Atletikës.

Në dorëzimin e dekoratës kanë asistuar presidenti Republikës Sërbe të Bosnjës Millorad Dodik dhe anëtarja e Presidencës së B&H Zhelka Cvijanoviq, ministri i sportit të Sërbisë Zoran Gajiq si dhe një numër i madh sërbësh.

Peshkopi i Budës Lukiani falenderoi Vuçiqin për ndihmën që ka dhënë duke shtuar se falë tij ëndrra rreth shqetësimit të madh të nënës për njerëzit e vet jashtë Sërbisë, u bë realitet.

“Marrëdheniet e mira mes dy shteteve, kanë shumë domethënie për sërbët në Hungari dhe hungarezët në Sërbi. Kujdesi i nënës për ne sot mund të shihet në çdo hap dhe tek kjo çdokush mund t’a konfirmojë”, tha peshkopi Lukian.