Vuçiq: Zgjedhjet e së dielës në veri të Kosovës turp i Europës dhe Botës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka theksuar mbrëmjen e sotme në lidhje me zgjedhjet vendore në veri të Kosovës se e diela do të jetë ditë e tmerrshme për demokracinë, ditë e vështirë për popullin sërb dhe dita në të cilën zyrtarisht do të shënohet si turpi i Europës dhe Botës për atë që i ndërmori, përshëndeti dhe i bëri.
Në TV Prva, Vuçiq ka sqaruar përse sërbët nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje.
“Sërbët braktisën institucionet kosovare jo për tekat e tyre, se janë të çmendur apo budallenj, se dëshironin të mbanin barrikadat apo gjëra të tilla. I braktisën ato sepse në mënyrë të padrejtë u zëvendësua komandanti Gjuriq, për gjyqin ndaj Todosijeviqit për deklaratë verbale, për arrestimin e mjaft sërbëve, sepse po qëllohej ndaj sërbëve madje edhe ndaj fëmijëve dhe tani edhe ndaj Jovanoviqit” ka sqaruar ai.
Vuçiq ka thënë se sërbët pas gjithë këtyre presioneve, u ndërtua bazë në veri, u morën trojet në kundërshtim me ligjet e tyre, pas keqtrajtimeve të përditshme për targat, provokimeve….tha se për nëntë vite ishin pjesë e institucioneve dhe zgjedhjeve, ndërsa Prishtina nuk përmbushi atë çfarë ishte detyrim për të-BKS.
“Ju formoni BKS, pastaj të kthehemi në institucione dhe të marrim pjesë në zgjedhje“ përcolli mesazhn e sërbëve Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës shkon për turp të Pesëshes dhe i vetmi qëllim i perëndimit është të ndihmojë Kosovën, e të thyejë Sërbinë për të cilën siç tha-nuk do t’a lejojë.
Qëllimi i të gjithës siç tha ai, është që kur Ekipi Drejtues të prezantojë Draft-Statutin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, Kurti, kryetarët e të cilit do t'i udhëheqin komunat në veri, të thotë-se këto katër komuna, nuk dëshirojnë t'i bashkohen BKS.
Vuçiq kujton se gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 në Serbi, të cilat një pjesë e opozitës i bojkotoi, mbërritën kritika nga Europa dhe bota se këto zgjedhje nuk ishin legjitime sepse, siç thoshin atëherë-nuk kishte pluralizëm.
“Për dy vite nuk më kanë keqtrajtuar mua, por Sërbinë, qytetarët, me kërkesat e tyre. Kjo zgjati dy vjet me mbështetjen e madhe të njerëzve të papërgjegjshëm në opozitë. Dhe kjo atëherë ishte ok” konstatoi presidenti Vuçiq.
Nga ana tjetër, ai ka theksuar se në zgjedhjet lokale të së dielës në katër komuna në veri të Kosovës, pas tërheqjes së kandidaturës së Aleksandar Jabllanoviqit, nuk ka asnjë kandidat sërb as në Leposaviq, as në Mitrovicën e Veriut, e as në Zubin Potok dhe “sikur të mos kishte në Zveçan” ku ngeli një kandidat.
“Këtu janë kandidatët e Kurtit dhe Thaçit, ndërkohë që në Leposaviq ka 300 shqiptarë në listat zgjedhore nga 15.000 votues-2% dhe askush prej tyre nuk jeton aty. Janë 60-70 prej tyre, por do të sjellin njerëz nga Podujeva për të votuar... Në Mitrovicën e Kosovës do të sjellin njerëz nga jugu për në veri që të votojnë për 3,5-4%. Në Zubin Potok janë gati 2% të njerëzve, e njëjta edhe në Zveçan....Askund më shumë nga 3-4% por thonë se zgjedhjet janë legale edhe legjitime. Ku gjen në botë si këto? Askush nuk e di, as vetë ata nuk e dinë....Turp të kenë të gjithë së bashku. E gjithë Pesëshja“ deklaron Vuçiq.
Ky i fundit shton se e gjitha kjo, vështirë të thuhet, u është drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë me të cilët ka biseduar sot.
“Turp të kenë. Nëse do t’a bënim këtë në Novi Pazar ku jetojnë 20% sërbë....Mendoni të dilnin vetëm sërbët. Ndërsa unë luftoj që të gjithë boshnjakët të dalin, sepse kemi të drejtën e përfaqësimit se çfarë mendon populli“ ka thënë Vuçiq.
Pyetjes se çfarë i thanë përfaqësuesit e perëndimit, ai tha-asgjë.
“Ata këtë bëjnë, sepse duhet të mbështesin Kosovën dhe Sërbinë t’a thyejnë. Tani e di se cili është qëllimi përfundimtar i tyre. Me mua munden, por nuk do të lejoj të thyejnë Sërbinë. Këtë u’a garantoj“ ka thënë Vuçiq.
Kjo, vëren ai, është gjëja më e neveritshme dhe e shthurur që mund të bënin.
“Jo sepse na urrejnë, por sepse kur më 2 maj dikush të prezantojë Projektstatutin e BKS, atëherë Kurti do të thotë se e pranon, por nuk ka komuna sërbe që e duan BKS. Sepse ai do të jetë kryetar i të katër komunave” tha Vuçiq.
Këto zgjedhje do të hyjnë në historinë e turpshme botërore, me pjesëmarrje prej 2 ose 3% dhe kjo e manipuluar, sepse këta njerëz nuk jetojnë fare aty, tha ai.
“Do të jenë më të turpshmit në histori që do të mbahen kudo në Europë, nën patronazhin e drejtpërdrejtë të komunitetit ndërkombëtar” nënvizoi ai.
Vuçiq u bëri thirrje qytetarëve të veriut të Kosovës që të jenë të qetë.
“Lërini të bëjnë punën e tyre më të ndyrë”. Të paktën do t’a dimë se kemi një pushtim të pastër”, nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se më pas do të shihet se çfarë do të bëjnë me BKS.
"Ne nuk do të luajmë as gishtin derisa ata të krijojnë BKS" tha ai.
Vuçiq vlerësoi se “të gjithë bashkë po e sjellin vërdallë Sërbinë”.
“Kurti nuk është as dinak, e as i mposhtur. Ai e di se ata janë në anën e tij. Kur dikush ju jep këto zgjedhje, e dini se mund të bëni çfarë të doni. Po ata në bisedë me shqiptarët në Bujanovc dhe Preshevë, thonë qartë se nuk do t’a formojnë kurrë BKS. Përgjatë gjithë kohës na kanë mashtruar. Këto marrëveshje më kujtojnë të tjerat me fuqi të tjera të cilat u bërën vetëm për të përfituar kohë pa qëllim zbatimi. Vendosën të mbijetojnë ndaj nesh, sepse nuk munden ndaj vendit të madh” nënvizoi ai.
Vuçiq tha se kulmi i demokracisë është kur zgjedhjet organizohen në stacione policore dhe kontejnerë dhe me 2% të votuesve. Ai ka theksuar se zgjedhje të tilla kurrë nuk janë parë.
“Imagjinoni sikur të kishte zgjedhje të tilla këtu. Dhe për këto “Freedom House” do të thotë se ky është një hap i paparë i demokracisë” theksoi ai.
Vuçiq shtoi sesi numër i madh policësh dhe efektivësh të forcave ndërkombëtare do të ruajnë zgjedhësit të cilët në tre komunat e vogla të jenë disa, e ndërsa në Mitrovicën Veriore, “disa më shumë”.
Vuçiq tha se Beogradi nuk ka kërcënuar as Jabllanoviqin dhe askënd tjetër dhe se faktori ndërkombëtar është ai që kërcënon përditë Sërbinë.
“Mendoni se mundeni të shkatërroni një vend dhe një popull, të përfundoni atë që nisët në vitin 1999? Nuk do të mundni” ka thënë Vuçiq.
Në fund të intervistës Vuçiq ka thënë se dhe RS nën presion të madh, përshëndeti popullin sërb në veri të Kosovës, duke ripërsëritur apelin që të jenë të qetë dhe dinjitozë.
“Përshëndes popullin tonë në RS dhe në K&M dhe le të jenë të qetë e dinjitozë. Ne me forcën e vullnetit, vendosmërinë, përgjegjësinë dhe seriozitetin tonë, do të fitojmë ndaj papërgjegjshmërisë madje edhe ndaj vendeve më të përgjegjshme në botë” theksoi ai.
0 komentet